“Bojleri i Malishevës”/ Halil Geci ka disa fjalë për Fatmir Limajn dhe Lutfi Hazirin

Politika

“Bojleri i Malishevës”/ Halil Geci ka disa fjalë për Fatmir Limajn dhe Lutfi Hazirin

Nga: N. Sh. Më: 1 maj 2024 Në ora: 22:25
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka folur për opozitën dhe kërkesën e tyre për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Geci në veçanti ka folur për Lutfi Hazirin dhe për Fatmir Limajn, i cili tash e sa vite as pragun nuk po mundet që të kalojë me partinë e tij Nisma.

Ai thotë se kryeministri Albin Kurti po iu del përballë opozitës.

Kreun e Nismas ai e quan si “bojleri i Malishevës”.

“Bojleri i Malishevës, pak më duket si epitet i butë ky, pasi Limaj i meriton edhe më të ashpra epitetet... Këta çdo muaj po lypin zgjedhje, a nuk ju duket disi si qesharake kjo”, thotë Geci.

Ai shprehet se, ku mendon opozita se do të arrinë me këto ide të imagjinuara.

“Po si asnjëherë nuk ditët të shkelni në tokë, por fluturoni nëpër qiell “pa krah”! Kështu do të shkoni në theqafje ju o sadistë e narcistë! Nuk e di se a jeni vërbuar e nuk e shihni realitetin aktual?! Jam i bindur se keni nevojë për dioptri specifike”, vazhdon Geci.

Ai pyet se pse nuk ulen dhe të dialogojnë si njerëz të një kombi për të mirën e atdheut të përbashkët?

“A nuk ju duket kjo më e mira e së mirës?”, pyet ai.

“Albini po thotë që të bashkoheni ju si opozitë dhe nëse doni, ai thotë se madje do t'ju ndihmojë. "T'i mbajmë zgjedhjet e parakohshme, përndryshe unë nuk mund të shkoj në zgjedhje pa opozitë". Njësoj si Lutfi Haziri, edhe ky truboshi i Malishevës e kishte zëvendësuar trurin me propozime e ide të pabazë dhe nga urrejtja që kishte për Albinin, volli vrer nga goja e shkoi aq larg saqë e mohonte kalimin e Kosovës, fazën e parë në KE. Asgjë nuk ishte e pranueshme për këte monstrum?!”, përfundon Halil Geci.

Ndryshe, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

Kjo u vendos në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, të cilët me shumicë dërrmuese vendosën pro miratimit të raportit të raportueses për Kosovën në këtë organizatë, Dora Bakoyannis.

Për miratimin e raportit të raportueses për Kosovën në KiE, Dora Bakoyannis, kanë qenë 131 vota PRO, 29 kundër dhe 11 abstenime.

Por, para miratimit, Asambleja Parlamentare e KiE-së, i hodhi poshtë të gjitha amendamentet e propozuara nga Serbia.

Për t’u bërë anëtare e plotë e KiE-së, Kosovës tanimë i ka mbetur vetëm edhe një hap: votimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm në muajin maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat