Eksperti flet nga Brukseli: Deputetët nga këto shtete janë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Politika

Eksperti flet nga Brukseli: Deputetët nga këto shtete janë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Nga: A.Zh Më: 2 maj 2024 Në ora: 10:05
Këshilli i Evropës

Bashkëpunëtori i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, Toby Vogel, ka deklaruar se votimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, i paraparë të mbahet me 16 maj, mund të vonohet.

Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, Vogel ka theksuar se vonimi lidhet me kërkesën ndaj Kosovës për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, këtë e duan disa nga qeveritë kryesore anëtare të KiE-së.

Image
Toby Vogel

“Skenari më i mundshëm duket të jetë që votimi do të vonohet, nëse njëra apo tjetra nuk dorëzohet. Por disa qeveri kryesore anëtare të Këshillit të Evropës e kanë bërë të qartë se duhet të shohin përparim të prekshëm në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ose përndryshe nuk do të mund ta mbështesin kërkesën e Kosovës, ndërsa kryeministri Kurti e ka bërë të qartë se nuk mund të dërgojë non-paper në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Vogel.

Ai ka komentuar edhe votimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila rekomandoi që Kosova të ftohet për t'u bërë anëtare e kësaj organizate. Sipas ekspertit në Bruksel, shumica e deputetëve evropianë, me përjashtim të atyre serbë, e përkrahin anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Mendoj se votimi e bëri shumë të qartë se shumica dërrmuese e evropianëve mbështesin sovranitetin, pavarësinë dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Është vetëm një numër i vogël i deputetëve serbë nga Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, plus disa të tjerë që duket se kanë problem me njohjen e këtij realiteti”, ka pohuar Toby Vogel për “Bota sot”.

Ai ka vlerësuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është kusht politik dhe jo ligjor për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

“QUINT-i i ka bërë të qartë shqetësimet e tyre dhe nuk është çudi që Asociacioni është një kusht politik dhe jo ligjor. Mendoj se është shumë vonë në proces që të shfaqen kushte vërtet të reja”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat