Rreziku nga “lufta”, ish-ambasadori holandez thirrje Kosovës: Bashkëpunoni me inteligjencën e këtij shteti!

Politika

Rreziku nga “lufta”, ish-ambasadori holandez thirrje Kosovës: Bashkëpunoni me inteligjencën e këtij shteti!

Nga: A.M. Më: 2 maj 2024 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Rreziku për një konflikt të ri po vazhdon të jetë i lartë.

Serbia në vazhdimësi po provokon dhe kërcënon, derisa Kosova po kërkon nga ndërkombëtarët të marrë masa dhe t’ia tërheq vërejtjen shtetit serb.

Së fundi, për rreziqet nga sulmet e mundshme nga ushtria serbe, foli zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Ditë më parë, ai theksoi se Kosova duhet të jetë gati për luftë.

Sipas tij, një sulm hibrid nga Serbia gjithmonë mund të fillohet kundër nesh.

Bislimi potencoi se një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it.

“Ne duhet të jemi gati për luftë. Po, një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it. Megjithatë, siç ka treguar shembulli i Banjskës, një sulm hibrid gjithmonë mund të fillohet kundër nesh – dhe ne duhet të përgatituni që kjo të ndodhë përsëri në çdo kohë”, ka deklaruar Bislimi, për platformën ukrainase të lajmeve European Pravda.

E për këtë çështje, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch.

Së fillim, ai tha se Kosova ka mundësi për të fituar një luftë të tillë, hibride.

Image
Robert Bosch.

Ai tha se Kosova duhet të bashkëpunojë me shërbimin e inteligjencës britanike, pasi ata janë shumë të aftë dhe miqë tanë.

“Mendoj se Kosova ka mjaft talent në IT për të fituar një luftë të tillë. Brezi i ri mund të përdoret. E di që kompanitë holandeze i përdorin ato, kështu që qeveria e Kosovës mund të bëjë të njëjtën gjë. Por bashkëpunoni me shërbimin e inteligjencës britanike, ata janë miq dhe të aftë”, deklaroi Bosch për “Bota sot”.

Vlen të theksohet se raportet Kosovë-Serbi jaën tensionuar së fundi, ku në vazhdimësi po provokohet nga pala serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat