Eksperti i sigurisë: Nuk ka mundësi që të ketë goditje të drejtpërdrejtë nga Serbia në Kosovë, por ekziston rreziku që...

Politika

Eksperti i sigurisë: Nuk ka mundësi që të ketë goditje të drejtpërdrejtë nga Serbia në Kosovë, por ekziston rreziku që...

Nga: A.SH Më: 4 maj 2024 Në ora: 13:57
Policia e Kosovës

Se Kosova duhet të jetë gati për luftë e ka thënë ditë më parë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Kjo pasi, Kosova vazhdimisht kërcënohet nga Serbia, madje eksponetë serbë e thonë hapur një gjë të tillë.

Kurse, zëvendëskryeministri i Kosovës ka deklaruar ditë më parë se një sulm hibrid gjithmonë mund të niset kudër nesh.

“Ne duhet të jemi gati për luftë. Po, një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it. Megjithatë, siç ka treguar shembulli i Banjskës, një sulm hibrid gjithmonë mund të fillohet kundër nesh – dhe ne duhet të përgatituni që kjo të ndodhë përsëri në çdo kohë”, ka deklaruar Bislimi.

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë jemi të vetëdijshëm se Kosova qëndorn përballë një Serbie e cila synon destabilizimin e vendit tonë.

Ai thotë se e gjitha kjo bëhet nga Rusia e cila përmes Serbisë po planifikon të ketë një veprim tensionues për sigurinë, jo vetëm në Ballkan, por në gjithë Evropën.

“Në fakt jemi mësuar që çdo ditë të kemi deklarime të ndryshme lidhur me situatën e sigurisë së Kosovës. Madje, kemipasur deklarime të ndryshme nga presidentja, kryeministri, ministri i Mbrojtjes, ministri i Punëve të Brendshme, drejtori i Policisë, deputetë, e tani edhe na zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se Kosova duhet të jetë e përgatitur për luftë.

Ne jemi të vetëdijshëm që Kosova realisht është e ekzpozuar para një situatë të rëndë të sigurisë krejt kjo për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë për cenimin e sovranitetit të Kosovës dhe njëkohësisht destabilizimin e Kosovës dhe jo vetëm, por të gjithë rajonit për shkak se federata ruse planifikon të ketë një veprim i cili do të tensionoi situatën e sigurisë në përgjithësi në Ballkan dhe në Evropë në mënyrë që në tavolinën e bisedimeve të ketë munsësi për një qasje tjetër të organizimit të marrëveshjeve ndërkombëtare në kuadër të programeve për rendin e ri shoqëror apo rendin e ri që është në ardhje e sipër për shkak të fuqive dhe ndikimeve të mëdha që po bëhen”, deklaron ai.

Tutje, Elezi thekson se Serbia nuk mund ta sulmojë Kosovën drejtpërdrejtë por ajo në bazë të aktiviteteve kriminale mund aktivizohen grupe të dhunshme në komunat me shumicë serbe

“Në rastin konkret padyshim që neve e dimë se Kosova akoma kanoset nga një situatë e rëndë sigurie nga Serbia dhe se kanë filluar vperime konkrete nga KFOR-i, një strukturë e cila garanton sovraniteti e Rep. Kosovës sipas rezolutës 1244, pastaj edhe angazhimet që ka Policia e Kosovës në kuadër të detyrimeve që ka, FSK-ja edhe pse ka një mandat të kufizuar të veprimeve të saj, po përgatitet që të përballet eventualisht me zhvillimet që mund të ndodhin.

Ne kemi thënë që nuk ka mundësi që të ketë goditje të drejtpërdrejtë nga Serbia në drejtim të Kosovës por ekziston rreziku që të aktivizohen grupe të dhunshme në komunat me shumicë serbe, ku këto aktivitet mund të jenë shkëmbimi i zjarrit së qytetarëve serbë dhe grupve të armatosur të cilët vijnë nga jashtë, të cilët mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve të komunitetit serb në ato zona dhe me pas edhe ballafaqimi i armëve të zjarrit me Policinë e Kosovës.

Pandaj, institucionet e ligjshmërisë duhet që të bashkëpunojnë ngushtë me shtetet partnere dhe vendet e ndryshme të cilat kontribojnë në organizimin e jetës për paqe, siguri dhe tolerancë”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat