Serbia ka zgjedh qeverinë e re, madje ka vendos edhe emra të ri të cilët janë në listë të zezë të SHBA-së, por kjo siç duket nuk po del ë jetë problem.
Së fundi, është Josep Borrell, i cili shprehu edhe një gatishmëri për të punuar me këtë qeveri “të sanksionuar”.
“Mezi pres të punoj me ju, me ministrin e Jashtëm Marko Gjuriç dhe Qeverinë serbe, për ta çuar Serbinë përpara në rrugën e saj drejt BE-së, shkroi Borrell në rrjetin X.
Profesori nga Presheva, Refik Hasani, në një prononcim për “Bota sot”, ka numëruar një sërë padrejtësish që BE dhe Borrell vazhdojnë të bëjnë akoma ndaj shqiptarëve në Kosovën Lindore, duke filluar nga diskriminimin, pastrimi etnik etj etj.
“I ngarkuari i BE-së Borrell, asnjëherë nuk i ka kërkuar me ngulm dhe nuk i kanë bërë presion Serbisë pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjes së Konçulit, që Serbia të kthej Lapidarin e UÇPMB-ës në Preshevë.
I ngarkuarit i BE-së Borrell, asnjëherë nuk i ka kërkuar Serbisë, pasi që shqiptarët në Republikën e Serbisë, janë të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat dhe po ndodh një pastrim etnik-një dëbimi dhe diskriminim, pasi kjo krahinë është rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën.
I ngarkuari i BE-së Borrell, asnjëherë nuk i ka kërkuar Serbisë, pasi që shqiptarët në Republikën e Serbisë, mungon Universiteti në gjuhën shqipe, rregullimi me ligj përdorimin i simbolit tonë kombëtar shqiptar - flamurit dhe përfaqësimi në instanca dhe mekanizma të nivelit lokal dhe qendror”.
Sipas tij, BE deri tani ka vepruar me standarde të dyfishta, duke mbrojtuar në Kosovë pakicën serbe, kurse në Luginë, duke mos e mbështetur pakicën shqiptare.
“Do të duhej të mos mbështesin me dy standarde në këtë rast mbështesin pakicën serbe në Kosovë.
Po harrojnë shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoci që në vitin 1992, është mbajtur dhe organizuar referendumi.
Kjo qeveri e kësaj legjislature të Serbisë, së shpejti do të japin betimin solemn, dhe mbesim me shpresë se do të reflekton, jo vetëm me fqinjët por edhe me shqiptarët në Krahinën e Sanxhakut dhe Medvegjën, Bujanocin, dhe Preshevë dhe kudo që jetojnë shqiptarët në Serbi.
Mezi e pret Medvegja, Bujanoci, dhe Presheva të ngarkuarin e BE-së, Josep Borrell, të ndikoj në qeverinë e Serbisë, të ndal diskriminimin!?”, përfundon ai për “Bota sot”.