Gjermania dhe Franca do të bllokojnë Kosovën? Ramabaja deklarohet pas pikëpyetjeve mbi anëtarësimin në KiE – ka këtë mesazh

Politika

Gjermania dhe Franca do të bllokojnë Kosovën? Ramabaja deklarohet pas pikëpyetjeve mbi anëtarësimin në KiE – ka këtë mesazh

Nga: A.M. Më: 6 maj 2024 Në ora: 08:22
Sadri Ramabaja

Kryetari i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, tha se disa vende, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, po përgatiten të bllokojnë një votim në maj për pranimin e Kosovës në organizatën e Këshillit të Evropës (KE).

Përmes një postimi në X, Knaus tha se një grup shtetesh po përgatiten të veprojnë kundër rekomandimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku thuhet se Kosova i ka plotësuar kriteret për të qenë pjesë e organizatës.

“Aktualisht, disa qeveri të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, përfshirë atë të Gjermanisë dhe Francës, po përgatiten të bllokojnë një votim në maj për pranimin e Kosovës, duke injoruar rekomandimin e Asamblesë Parlamentare të dhënë në prill”, ka shkruar Knaus.

Sipas tij, një bllokim i tillë vjen pas një fushate të presidentit të Serbisë, Alleksandar Vuçiq, kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

E për këtë temë, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli profesori Sadri Ramabaja.

Së pari ai u shpreh se një pozicionim i tillë i Gjermanisë është pozicionim strategjik i gabuar, që do i shërbente edhe më shumë zvarritjes së dialogut mes dy shteteve.

“Kushtëzimi i Kosovës nga miqtë tradicional të Serbisë brenda BE-së [Franca dhe Italia], por që për shkaqe konjukturale atyre mund t’ju bashkohet edhe Gjermania, për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke imponuar miratimin e draft-Statutit të Asociacionit i tillë si është, pa marrë në konsideratë vërejtjet tona, është veçse një lloj pozicionim strategjik i gabuar i boshtit të BE-së, që do t’i shërbejë zvarritjes së procesit negocius, duke imponuar në thelb shkatërrimin e substratit politik progresiv në Kosovës, që duket ndërkohë si avangardë e interesave nacionale në rrafsh të gjerë në raport me fqinjët dhe aleatët tanë euroatlantik”, deklaroi ai.

Image
Sadri Ramabaja

Ramabaja tha se shqetësimet e Knaus janë të arsyeshme, derisa paralajmëroi se do ketë “zëra” të tillë edhe në vazhdim, ku do shtohet edhe presioni.

“Shqetësimet e shprehura nga ana e kryetarit të Iniciativës Europiane për Stabilitet, Gerald Knaus, të shprehura për këtë insistim të treshes europiane, të cilat sipas tij, po përgatiten të bllokojnë votimin në maj për pranimin e Kosovës në KiE janë legjitime. Sa më shumë zëra të kësaj natyre do të kemi ndërkohë, aq më e madhe do të jetë trysnia mbi diplomacinë e BE-së që të reflektojë”.

Ndër të tjera, tha se është i papranueshëm kushtëzimi i proceseve integruese me themelimin e Asociacionit, derisa tha se pret që udhëheqësit e Italisë, Gjermanisë e Francës të refelektojnë para se të marrin vendime kycce për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Imponimi i Asociacionit si temë qendrore në dilaogun me Serbinë, por edhe në proceset eurointegruese për Kosovën, është krejtësisht në kundërshtim me filozofinë politike të vet BE-së dhe interesat jetike të Perëndimit në rajonin tonë.

Në këtë kuadër, pres që vendimmarrësit në Berlin, Paris dhe Romë të reflektojnë dhe të marrin qëndrimin e duhur në momentin krucial para votimit për aderim të Kosoëvs në KiE.

Unë pres që këmbëngulja e diplomacisë kosovare e koordinuar me dilomacinë e BE-së në përgithësi, do të ngadhnjejë.

Me këtë akt racional do të kemi përveç konsolidimit të pozitës ndërkombëtare Kosovës, edhe një ripozicionim të Brukselit në raport me Serbinë”, përfundoi Sadri Ramabaja për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat