Analisti me mesazh nëse Pahor kalon si emisar në dialogun Kosovë – Serbi, ja paralajmërimi që jep!

Politika

Analisti me mesazh nëse Pahor kalon si emisar në dialogun Kosovë – Serbi, ja paralajmërimi që jep!

Nga: M.Haziri Më: 6 maj 2024 Në ora: 10:19
Borut Pahor

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka shpallur kandidaturën e tij që të jetë emisar i Bashkimit Evropian (BE), për dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë një interviste RTV Slovenia, ai ka thënë se është i gatshëm për këtë detyrë.

Ka deklaruar se ka zgjidhje për problemin – dhe se duhet bërë diçka që dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja të aktivizohet, pasi shton se ka ngecur.

E në lidhje me kandidaturin e tij dhe pjesëmarrjen në dialogun Kosovë – Serbi, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Hidajet Ahmeti.

Ai thotë se qasja e Pahor duhet të jetë objective dhe jo e njëanshme.

Image
Hidajet Ahmeti

Sipas tij, emisari i radhës nuk duhet të ndjek politikën e së kaluarës pasi mjaftë është dëmtuar dialogu.

Qasja në dialog duhet të jetë objektive e jo njëanshme, pasi kjo logjikë ka dëmtuar jashtëzakonisht procesin e dialogut. Emisari i BE-së për dialog duhet një person me përvojë, të ketë kredibilitet moral e profesional e jo të veprohet në mënyrë subjektive siç ka ndodhë në të kaluarën”, u shpreh ai.

Më tej, ai thotë që ardhja e Pahor mund të ketë ndryshime në dialog mirëpo që secili emisar duhet të ndjek politikat e BE-së dhe jo të shtetit nga vjen.

Ardhja e tij mund të ketë ndryshim në qasje, por jo domosdshmërisht, pasi ky emisar do të përfaqësojë politikat e BE-së e jo shtetet nga vijnë. Sado që Kosova mund të raporte të mira me ndonjë shtet të BE-së dhe potencialisht emisarit mund të vijnë nga ai shtet, por prapë nuk mund të ketë siguri në një qasje të re në procesin e dialogut”, përfundoi analisti Ahmeti për “Bota sot”.

Kutjojmë që Mirosllav Lajçak, i dërguari i posaçëm i bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, pritet të bëhet me post të ri.

Ai tash e tutje do ushtrojë funksionin e ambasadorit të BE-së në Zvicër, kjo në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë.

Sipas disa burimeve diplomatike, Lajçak do të nisë mandatin në kryeqytetin zviceran, Bern, më 1 shtator të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat