Avokati shqiptar flet për dialogun/ Jep parashikimin jo të mirë për Serbinë – ky politikan nuk do të jetë krah Vuçiqit!

Politika

Avokati shqiptar flet për dialogun/ Jep parashikimin jo të mirë për Serbinë – ky politikan nuk do të jetë krah Vuçiqit!

Nga: M.Haziri Më: 6 maj 2024 Në ora: 14:05
Spartak Ngjela

Dialogu Kosovë – Serbi mbetët ende një temë e ndjeshme për vendin tonë si dhe për ndërkombëtarët.

Vuçiq i pa interesuar për një marrëveshje tash e një kohë po e zvarrit dialogun.

Ndërkombëtarët në vazhdimsi po kërkojnë një raport të normalizuar mes dy vendeve, duke angazhuar kështu emisarë të posaçëm, por pa një marrëveshje.

Tash e një kohë Lajçak ka qenë i dërguari i posaçëm i bllokut për dialogun Kosovë-Serbii, por që I njejti pritet të ketë një post të rid he nuk do të jetë më pjesëmarrës në bisedime.

E një emër i cili po lakohet që do të jetë përfaqësues i radhës, është Borut Pahor.

Në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur avokati shqiptar.

Ai thotë se Pahor është një politika i nivelit të lartë dhe se ka folur gjithmonë mirë e drejtë për shqiptarët.

Avokati ndër të tjera shton që shqiptarët do ta kenë në favor, sepse ai nuk ka respekt për botën serbe.

Borut Pahor është një politikan i nivelit të lartë, dhe gjithmonë ka folur me simpati për shqiptarët.

Ai ka qenë kryeministër dhe president në Slloveni.

Është shumë inteligjent, dhe unë mendoj se shqiptarët do ta kenë në favor, sepse ai nuk ka respekt për botën serbe”, foli avokati shqiptar Spartak Ngjela për “Bota sot”.

Kujtojmë që Sllovenia është një nga shtetet të cilat e kanë njohur Kosovën – si e tillë shpesh ka marrë kritika nga Beogradi zyrtar.

Vuçiq sulmoi Slloveninë, një anëtare jo e përhershme të Këshillit të Sigurimit, duke e akuzuar atë se ishte pjesë e një “organizimi” me SHBA-në dhe Zvicrën, për të lejuar delegacionin e Kosovës të sjellë të mbijetuarit e dyshuar të përdhunimit nga forcat serbe, gjatë luftës së viteve 1998-1999 në seancë, një veprim që ngjalli zemërim nga delegacioni serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat