Dyshime mbi anëtarësimin e Kosovës në KiE, vjen sinjali pozitiv pas paralajmërimit të Knaus-it për bllokim!

Politika

Dyshime mbi anëtarësimin e Kosovës në KiE, vjen sinjali pozitiv pas paralajmërimit të Knaus-it për bllokim!

Nga: A.M. Më: 7 maj 2024 Në ora: 10:36
Knaus tha se disa shtete, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, janë duke u përgatitur që të bllokojnë një votim gjatë majit për pranimin e Kosovës në organizatën e Këshillit të Evropës (KiE). Foto ilustrim nga "Bota sot"

Çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE është kthyer në një temë kryesore.

Madje, me deklratën e fundit të Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka shkaktuar reagime të shumta.

Knaus tha se disa shtete, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, janë duke u përgatitur që të bllokojnë një votim gjatë majit për pranimin e Kosovës në organizatën e Këshillit të Evropës (KiE).

Ai bëri të ditur se një grup shtetesh po përgatitet të veprojnë kundër rekomandimit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, që tha se Kosova ka përmbushur kriteret për të qenë pjesë e organizatës.

“Aktualisht, disa qeveri të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, përfshirë atë të Gjermanisë dhe Francës, po përgatiten ta bllokojnë një votim në maj për pranimin e Kosovës, duke injoruar rekomandimin e Asamblesë Parlamentare të dhënë në prill”, shkroi Knaus.

Ku, sipas tij, një bllokim i tillë vjen pas një fushate të bërë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE.

E për këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli profesori Refik Hasani.

Së pari, ai tregoi se pse është i nevojshëm zgjerimi i BE-së, derisa përmendi edhe ndikimet e luftërave në Evropë dhe më gjerë.

“Marrë parasysh se Kosova u anëtarësua në Asamblen Parlamentare të Evropës më datën 16 prill të muajit që shkoi, dhe votimi ishte me mbi 2/3 e Parlamentit të Evropës, është fakt që duhet lexuar në kuptimin tejet pozitiv. 

Kur kësaj i shtojmë se tani ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme në mes të Izraelit dhe Palestinës, Iranit dhe Izraelit, pa harruar edhe invazionin ushtarak që ka kryer Rusia ndaj shtetit të Ukrainës, dhe kësaj lufte që po kalon mbi dy vjet, Evropa dhe bota gjindet para një sfide jo të lehtë. Prandaj, rritja dhe zgjerimi BE-së duke përfshi edhe NATO-n, është domosdoshmëri e kohës, duke parë këto zhvillime”, deklaroi profesori.

Krahas kësaj, Hasani tha se në votimin e 16 majit Kosova do të pranohet në KiE, përkundër paralajmërimit të Knaus-it.

Image
Refik Hasani.

“Republika e Kosovës, në votimin e këtij muaji që është caktuar të mbahet më datën 16, do të pranohet në organizatën e Këshillit të Evropës.

Kosova, do të pranohet në Këshillin e Evropës, përkundër që kryetari i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, tha se disa vende, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, po përgatiten të bllokojnë një votim në maj për pranimin e Kosovës në KiE”, theksoi ai.

Ndër të tjera, profesori radhiti tri arsyjet kryesore pse Kosova do të anëtarësohet në KiE, këtu përmendi edhe frymën pro-ruse në rajonin e Ballkanit dhe zgjedhjet në BE.

“Janë tri arsyje, pse Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës!!!

A. Tani janë shpallur zgjedhjet, për instanca e mekanizma të BE-së, ku nga 27 shtete, qytetarët e Bashkimit Evropian, do të votojnë nga data 6 deri më datën 9 qershor, të këtij viti. Zgjedhjet për Parlamentin e ardhshëm Evropian janë për 720-anëtarë të rinj-deputetë të të Parlamentit të BE-së, që do të përfaqësojnë gati 450 milionë banorë, për pesë vitet 2028-2034. Dhe nuk dihet se kjo legjilaturë e BE-së, “çfarë fryme do të sjellë’’, dhe se do të përballet dhe ballafaqohet me kriza jo të vogla evropiane dhe globale.

B. Kosova, do të pranohet në Këshillin e Evropës, për të mos u rritur më shumë fryma pro-Ruse-në Ballkan.

C. Kosova, do të pranohet në Këshillin e Evropës, pasi u anëtarësua në Asamblenë Parlamentare të Evropës, dhe më mirë është që Kosova të jetë brenda si pjesë e BE-së, se sa jashtë saj.  Kjo pasi është më lehtë kur të jetë brenda për të zbatuar politikat e vetë BE-së. Pasi Serbia, hapur po tregohet se është kundër BE-së, që po thellon e intensifikon raportet me Kinën, veçmas me Rusinë”, përmbylli Refik Hasani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat