Profesori dhe analisti politik, Binak Maxharraj thotë se, akti më madhor, pas fitores mbi fashizmin serb, padyshim se është shpallja e Pavaresisë së Kosovës në vitin 2008, me ç’rast Kosova për një kohë të shkurter u njoh nga me shumë se 120 shtete të botës.
Ai thotë se, këtë akt sublim e miratojë si të ligjshëm edhe GJND-ja, dy vite pas, më 2010 sipas kërkesës së Serbisë e cila sot e kësaj dite nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran.
“Realisht pas shpalljes së verdiktit nga GJND-ja, se shpallja e Pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën e popujve, ne përputhje me normat dhe aktet juridike ndërkombëtare Kosova do vazhdonte rrugëtimin e vet si shtet i pavarur i njohur ndërkombëtarisht. Por, Serbia e çartur si bishat e Karpatave pas shpalljes së verdiktit të GJND bëri çmos që të pengojë Kosovën në këtë rrugëtim. Ajo “lehi e palli” duke u ankuar në verdiktin e GJND-së, gjoja të padrejtë ndaj Serbisë, sepse atëherë e deri më tani Serbia e konsideron Kosovën si pjesë të sajë të cilën e ka edhe në preambulën e Kushtetutës së saj”, potencon Maxharraj.
Sipas tij, Evropa si gjithëherë historikisht antishqiptare, e vuri një dialogun midis Kosovës dhe Serbisë gjoja që të merren vesh për disa çështje të vogla teknike midis tyre.
“Por, fillimisht a do të mund të refuzohej ky dialog kur duke u bazuar në Planin e Ahtisarit ku Kosova bëri kompromise të dhimbshme në favor të Serbisë dhe duke e pasë mbështetjen e pacenueshme të verdiktit të GJND-së se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?!”, shton ai.
Ai thotë se, Kosova nuk do të duhej assesi, me asnjë kusht, me asnjë kërcënim të pranonte një dialog të tillë me Serbinë, sepse e drejta ishte në anën e saj.
“Por, nuk u përfillë kjo e drejtë ndërkombëtare nga ndërkombëtarët, por ajo më e keqja doli se kodoshat liderë të dalë nga lufta që edhe e morën pushtetin me forcë sikur nuk insistuan fare që ky dialog të mos ndodhë duke e pas parasysh verdiktin e GJND-së dhe njohjen e Kosovës nga 120 shtetet të botës”.
“Fatkeqësisht shtrigat dhe fantazmat e kamufluara ne Bashkësinë Evropiane historikisht armike e kombit shqiptar të cilin dhunshëm ndër vite e shekuj e shkapërderdhi në disa shtete dhe shumicën e ndjeku ne Kodrat e Anadollit në Turqi, Kosovës fill pas çlirimit ia vunë peshën mbi samar pa pike faji veç pse këtë e kërkonte linja serbo-sllave e cila nuk pajtohej me humbjen e Kosovës”, thekson Maxharraj.
Sipas tij, pikërisht sipas forcës së ndikimit të kësaj linje serbo-sllave Kosovës ia vuan samarin e dialogut me peshë shumë të rëndë për vetë Kosovën, me rrezik potencial të pëlcitjes së sovranitetit të saj.
“Pra, Kosovën e mashtruan, por ajo edhe u vetëmashtrua duke e pranuar dialogun me Serbinë fashiste pasi që nuk patëm “lider të mençurisë, të dijës për të mbrojtë vendin nga ky rrezik permanent për Kosovën”. Dhe pikërisht dialogu filloi në vitin 2011 i menduar sa për t’i mashtruar liderët infantil të Kosovës, se ky dialog është i natyrës teknike, ku do të bisedohej për disa gjëra të thjeshta teknike për levizjën e lirë të qytetarëve dhe mallrave midis dy shteteve. Qeveria e atëhershme e Kosovës për Kryenegociatore e emëroi zëvendësministren Edita Tahiri, kurse Serbinë e përfaqësonte Bora Stefanoviq, kurse si ndërmjetesues i BE ishte Robert Cooper”, pohon ai.
Ai shton se në këtë dialogun teknik i cili zgjati me muaj e vite Kosova doli “fituese” me një yll në ballë, për të cilën Edita Tahiri nuk brengosej fortë duke deklaruar se “ky yll është si fluskë bore i cili do të shkrihet së shpejti”.
“Por në të gjitha këto vitet e fundit pati temperatura të larta kohore, e besa edhe politike, por “ylli i Edita Tahirit” po shnëdrritë ende në ballë të Kosovës nuk po shkrihet. Por koha e dialogut teknik kaloi shumë shpejtë sepse Serbia dialogun teknik e kishte si për diçka më të madhe. Nga të dyja palët u bënë ndryshime në ekipet e tyre ku si në Kosovë dhe Serbi dialogun e morën për të udhëheq njerëz të pushtetshëm me peshë më të rënda politike. Fillimisht dialogun në Serbi e morën në përkujdesje Ivica Daçiq, një zëvendës i përbetuar i kasapit Sllobodan Milloshevish i njohur për terrorin, masakrat dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe kryetari i tashëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, një minister në i ekipës vrastare të Millosheviqit. Kurse nga ana tjetër dialogun e morën, kryeministri dhe kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, pastaj kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa që nën përkujdesjen e tyre Çakorri i lau duart nga Kosova, por që të dytë po i fërkonin duart edhe për diçka më të tmerrshme, birave e birucave, por edhe nëpër skuta e sketerre këta dy “heronj të dialogut” i filluan bisedimet e fshefta me çetnikët dhe profashistët serb në krye me Vuçiqin për ndarjen e Kosovës dhe korrigjimin e kufijve duke thenë lirshem “ani çka ato toka në veri janë dhuratë e kasapit të viteve të 50-60 Aleksandër Rankoviq i cili në Kosovë në atë kohë preu femijë në djep, pleq e plaka dhe i deportoj me qindra e mijëra shqiptarë në Turqi”, thotë profesori.
Ai shton tutje se, me vazhdimin e dialogut me korniza të reja politike, me njerëz të pushtetshëm, por jo të përshtatshëm e të ndërgjegjshëm u takuan kryeministri Hashim Thaçi me Ivica Daçiqin të cilët në vitin 2013 nxorën sihariqin e tyre pa kurrfar kundërshtie por tejet të rrezikshëm dhe shkaterrimtar për shtetin e Kosovës Asociacionin një etnik duke ia humbur karakterin shumë etnike të shtetit të Kosovës.
“Sikur ky Asociacion nuk ishte i mjaftueshëm me ardhjën në pozitën e kryetarit të Serbisë Aleksandër Vuçiq e nxori nga loja Ivica Daçiqin dhe dialogun më 2015 e mori vetë që për ballë e kishte askënd tjetër pos kryeministrin e ri akademikun Isa Mustafa. Merita e tij si akademik ishte se ai me Vuçiqin e nënshkroi Asociacionin një etnik serb të cilin e rrëzoi Gjykata kushtetuese me mbi 23 defekte juridike që nuk përputheshin me Kushtetutën e Kosovës. Prandaj, nuk është e çuditshme se pse Aleksandër Vuçiq shpesh e përmend se do të zbatohet Asociacioni që ai e ka nënshkruar së bashku me Isa Mustafën, e jo atë i cili edhe është i përfshirë në Marrëveshjen e Brkuselit dhe Ohrit në vitin 2023 te cilin Serbia anipse verbalisht e ka pranuar por nuk po guxon assesi të nënshkruaj”.
Ai pyet pse SHBA nuk po kujdesët për zbatimin e marrëveshjes së vitit vitit 2013 ku përveç Asociacionit është edhe marrëveshja për zhbërjen e strukturave paralele serbe në Kosovë?
“Edhe kjo është obligim ndërkombëtar së bashku me Asociacionin. E, siç dihet këto struktura janë të pranishme gjithandej Kosovës pa i prekë askush të padënueshme nga ndërkombëtarët. Kjo u pa më së miri kur doli në pahë çështja e dinarit serb me veprim në Kosovë, ku organet tona të sigurisë i zbuluan dhe i mbyllën disa prej tyre. Po, a është kjo e drejtë, a është njerëzore, e dinjitetshme dhe politike që për dy çështje të apostrofura në të njëjtën marrëvshje për Asociacionin një etnik ndërkombëtarët të çojnë pluhur aq të madh, kurse për shuarjen e strukturave të mos flitet fare, bile këto struktura edhe sikur u lavdërun nga përfaqësuesja amerikane në KS të OKB”, përfundon profesori Binak Maxharraj.