Ndryshimi në Maqedoninë e Veriut ndodhi, por çfarë e pret qeverinë e re? Flet njohësi i politikës maqedonase

Politika

Ndryshimi në Maqedoninë e Veriut ndodhi, por çfarë e pret qeverinë e re? Flet njohësi i politikës maqedonase

Nga: A.SH Më: 9 maj 2024 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Dje në Maqedoninë e V. u mbajtën zgjedhjet e dyfishta, ato parlamentare dhe presidenciale.

Andaj, qytetarët atje i dhanë fund qeverisjes shtatëvjeçare të Lidhjes Social-Demokrate.

VMRO DPMNE-ja, deri tash në opozitë, u shpall fituese si në balotazhin për kreun e shtetit, ashtu edhe në zgjedhjet për Parlamentin e ri.

Njohësi i çështje politike në Maqedoni, Amir Shabani për “Bota sot” ka thënë se ndryshimi në qeverisje në Maqedoni është i mirëseardhur.

Sipas tij qeveria që iku iu vrau shpresën qytetarëve, andaj u ndëshkuan dhe morën vendin e merituar.

“Dita e 9 majit është dita kur evropianët festojnë Ditën e Evropës, një rast përkujtimor që nderon fillimin e integrimit politik dhe ekonomik të kontinentit dhe paqen e qëndrueshme të arritur si rezultat i përpjekjeve kolektive dhjetëra-vjeçare.

Festimi nis që nga viti 1950, kur Robert Schuman, ministri i atëhershëm francez i punëve të jashtme, lëshoi deklaratën e tij historike duke propozuar që Franca dhe Gjermania, dy kombe me një histori të gjatë dhe të përgjakshme, të bashkohen me prodhimin e tyre të qymyrit dhe çelikut.

Image
Amir Shabani

Ndërsa sa i përket ditës së djeshme të 8 majit në Maqedoninë e Veriut, ishte dita kur qytetarët vendosën se kujt t'ia mbartin përgjegjësinë e udhëheqjes së shtetit dhe mbarëvajtjes së suksesshme eurointegruese. Qytetarët votuan masovikisht dhe ndëshkuan qeverinë aktuale për humbjen e busullës politike në vend pasi që e vranë e shpresën e ndryshimit dhe progresit të vendit. Andaj, sovrani i ndëshkoi dhe ua dha vendin e merituar”, thotë ai.

Por, çfarë e pret qeverinë e re në Maqedoni?

Shabani potencon se qeverinë e re e pret një sfidë e madhe sepse sipas tij shteti është një gjysmë-kolapsi, dhe sfida është të mos përsëritet cikli i vjetër i shëmtuar.

“Tani, qeverinë e re e pret një sfidë e madhe, një realizim i programit qeveritar dhe zhvillim ekonomik të vendit. Shteti është në një lloj gjysmë-kolapsi. Institucionet e politizuara janë jofunksionale, si shëndetësia, arsimi, drejtësia, ekonomia, investimet kapitale, etj. Ajo që më së shumti duhet ta rrisë përqindjen e besueshmërisë tek qytetarët, para së gjithash është drejtësia, sepse kur të ndëshkohen kriminelët, do kthehet shpresa e mbrojtjes dhe sigurisë tek qytetarët”, thotë ai.

Sfida është të mos përsëritet cikli i vjetër i shëmtuar. Le të ulen aty ku ishin, dhe sistemi le të mbetet i njëjtë. Sfida e madhe quhet ndryshime sistemike. Duhet të jetë një qeverisje që do ketë primare profesionzimin dhe përgatitjen akademike për kuadrot e reja dhe sistemimin e tyre. Përgjegjësia është për të gjithë, shërbimi është i pa-selektuar.

Angazhimi i duhur ndaj secilit qytetar do jetë ajo që nuk do i bëjë ata të pendohen për votën e dhënë, investimet e duhura, integritetin e procesit edukativo-arsimor, zhvillimin e sportit dhe kulturës, mund të jenë disa nga punët që nëse realizohen, do merret mbështetja nga populli. Në të kundërtën, ata dijnë edhe të na dënojnë duke mos na votuar”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat