“Prilli i vitit 2025”, flasin nga Specialja për ‘Bota sot’, kur do të përfundojë gjykimi ndaj Thaҫit dhe të tjerëve

Politika

“Prilli i vitit 2025”, flasin nga Specialja për ‘Bota sot’, kur do të përfundojë gjykimi ndaj Thaҫit dhe të tjerëve

Nga: H.O. Më: 9 maj 2024 Në ora: 19:57
Ilustrim

Gjykimi ndaj Hashim Thaҫit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit, po vazhdon ende. Madje as nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur do të përfundoj ky gjykim.

Derisa ndaj Salih Mustafës është marr vendimi për 22 vjet heqje lirie, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, tashmë janë të lirë, pasi kanë përfunduar dënimin që iu ishte caktuar.

Mirëpo, kur do të merret një vendi, për Thaҫin dhe të tjerët?

Bota sot ka pyetur Gjykatën Speciale për këtë ҫështje. Ata thonë se derisa është një ҫështje komplekse, nuk mund të vlerësohet kohëzgjatja e këtij gjykimi.

Nga kjo gjykatë thonë se prokuroria po thërret dëshmitarët dhe do ta përfundoj prezantimin e ҫështjes në prill të vitit të ardhshëm.

“Për shkak të kompleksitetit të çështjes, aktualisht nuk është e mundur të vlerësohet kohëzgjatja e përgjithshme e gjykimit. Prokuroria aktualisht po paraqet çështjen, po thërret dëshmitarët e vet dhe vlerëson se do të përfundojë prezantimin e çështjes në prill të vitit 2025”, thuhet në përgjigjen zyrtare nga Gjykata Speciale.

Pas kësaj procedure, thonë se ekipes mbrojtëse mund të dorëzojnë mocione për të rrëzuar akuzat, për të akuzuarit dhe të paraqesin provat dhe dëshmitarët e tyre.

“Pas përfundimit të paraqitjes së çështjes nga Prokuroria, ekipet e Mbrojtjes mund të dorëzojnë mocione për rrëzimin e akuzave ndaj të akuzuarëve. Në pritje të ndonjë vendimi eventual për mocione të tilla, ekipet e Mbrojtjes do të kenë mundësinë të paraqesin provat e tyre dhe të thërrasin dëshmitarët e tyre. Të gjithë të akuzuarit supozohen të pafajshëm deri kur fajësia e tyre të provohet jashtë dyshimit të arsyeshëm”, thuhet në përgjigjen për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat