Pas katër vitesh në këtë post, nga shtatori Miroslav Lajcak nuk do të jetë më i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun. Lajçak pritet të emërohet për ambasador të BE-së në Zvicër, post të cilin sipas të gjitha gjasave do ta ushtrojë nga shtatori.
Mirëpo, derisa ka ende rrugë për të bërë, deri tek një marrëveshje finale Kosovë-Serbi, kush do të zë vendin e përfaqësuesit sllovak?
Deri më tani, është përmendur emri i ish presidentit slloven, Borut Pahor. Madje, vetë ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka shpallur kandidaturën e tij që të jetë emisar i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai ka deklaruar se ka zgjidhje për problemin dhe se duhet bërë diçka që dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja të aktivizohet, pasi shton se ka ngecur.
“U jam mirënjohës të gjithëve për mbështetjen e tyre, madje edhe atyre që s’kanë reaguar e që do të mund të kishin një koment kritik. Kështu që kam ndjenjën se e gëzoj këtë mbështetje në Slloveni dhe kjo do të thotë shumë për mua. Po përgatitem me shumë kujdes dhe përgjegjësi, ndoshta këtë javë kandidatura ime do të udhëtojë nga zyra ime dhe Ministria e Punëve të Jashtme për në Bruksel, në të cilën do të shpjegoj arsyet pse ndihem i përshtatshëm për ta zgjidhur këtë çështje. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Sllovenia, ashtu si unë, më duket mua, ka statusin e një ndërmjetësi të ndershëm, përvojë të pasur në këtë rajon dhe, natyrisht, gjithashtu një sërë idesh se si të rifreskohet ose ringjallet ky dialog i ngecur. . Në përgjithësi, situata e sigurisë dhe politike në rajon është shumë shqetësuese”, ka thënë ai.
Ndryshe, Sllovenia është një nga shtetet të cilat e kanë njohur Kosovën dhe për këtë shpesh ka marrë kritika nga Beogradi zyrtar. Presidenti serb Aleksandër Vuçiq i kishte quajtur sllovenët edhe si “të neveritshëm”.
Nëse ish presidenti Pahor do të jetë si pjesë e dialogut, a është ky një lajm i mirë për Kosovën?
Prof. Dr. Ymeri: Si mund të zhvillohen bisedime me një shtet fashist, i cili Republikën e Dardanisë, sipas paçavure-kushtetutës së tij, e quan pjesë të territorit të Serbisë?
Lidhur me këtë ҫështje, ka folur në një prononcim për ‘Bota sot’, Prof.Dr. Eshref Ymeri. Ai kritikon përfaqësuesit e BE-së në këtë rast, duke thënë Brukseli po luan komedi me shqiptarët, pasi nuk mund të zhvillohen bisedime me një shtet fashist.
Në këtë rast thotë se edhe kryeministri Albin Kurti gënjeu, pasi tha se asnjëherë nuk do të ketë bisedime me Serbinë, pa njohje reciproke.
“Le të vijë kush të dojë në vend të faqeziut Lajçak, përfaqësuesit të faqeziut Bruksel, trashëgimtarit të Evropës së pamoralshme, të cilën, siç e dini shumë mirë, Fishta i Madh e pati damkosur me shprehjen bukur të goditur - “Kurva e motit”. Ju jeni të bindur që Brukseli luan komedi me shqiptarët. Sepse, si mund të zhvillohen bisedime me një shtet fashist, i cili Republikën e Dardanisë, sipas paçavure-kushtetutës së tij, e quan pjesë të territorit të Serbisë? Jua kam thënë edhe një herë tjetër që Albin Kurti u tregua burracak-mashtrues pas ardhjes në pushtet më 14 shkurt 2021. Para kësaj date, kur ishte në opozitë, ai pati deklarruar se nuk do të ketë bisedime me Serbinë pa njohje reciproke. Por pasi mori postin e kryeministrit, doli gënjeshtar, i pabesë, mashtrues i popullit të Republikës së Dardanisë: U ul në bisedime me Serbinë fashiste. Pra, Brukseli e di që shqiptarët janë mendjelehtë, dhe, si të tillë, sipas tij, një ditë do t’i pranojnë të gjitha kushtet e Serbisë”, thekson ai.
Profesor Ymeri, tutje sqaron se pse Perëndimi i konsideron shqiptarët si mendjelehtë, dhe është tallur gjithmonë me ta.
“Ju lutem, rilexojeni (se jam i bindur që e keni lexuar gati 12 vjet më parë) analizën e zotërisë Ahmet Qeriqi, me titull “I robëruari nuk ka çka humb në luftë, përveç këmishës së zezë të robërisë”. Faqja e internetit “Radio Kosova e Lirë”. 21 tetor 2012. Në paragrafin e fundit të asaj analize, autori shkruan: “Dihet, po ashtu, se asokohe, në Shkup kishte shkuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, admirali Gregori Xhonson, dhe i kishte bindur autoritetet e Qeverisë së Shkupit se nuk mund ta fitonin luftën kundër shqiptarëve, por mund ta ruanin shtetin e tyre, nëse do të nënshkruanin një marrëveshje, e cila do t’i joshte shqiptarët mendjelehtë dhe do të ruhej status quoja edhe për një kohë të gjatë në këtë shtet të krijuar si Republikë jugosllave në vitin 1945”. Pra, etiketimi i shqiptarëve, si mendjelehtë, nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, pasqyron mendimin e konsoliduar të Perëndimit europian për mendjelehtësinë e shqiptarëve, me të cilët ai gjithmonë është tallur dhe i ka përbuzur”, vlerëson ai.
Sipas tij, vetvetiu del përfundimi se Republika e Dardanisë është një shtet karagjoz, pa kurrfarë autoriteti, i poshtëruar për shkak të politikanëve pa shtyllë kurrizore, pa kurrfarë dinjiteti kombëtar.
“Zgjidhje e problemit të dialogut me Serbinë fashiste është shumë e thjeshtë: ndërprerja e menjëhershme e tij dhe nëse banditët fashistë serbë do t’i vazhdojnë provokimet në kufi, të pushkatohen që të gjithë në vend. Por, vendimin për ndërprerjen e çdolloj dialogu me Serbinë fashiste, s’ka kush ta marrë, se Albin Kurti është jo vetëm gënjeshtar, i pabesë dhe mashtrues, por rezulton se qenka edhe frikacak”, thekson Prof.Dr. Ymeri.
Burjani: Serbisë asnjëherë nuk i intereson normalizimi, por i intereson konflikti ose ndarja e Kosovës
Po ashtu, për këtë ҫështje ka folur edhe profesori i juridikut, Blerim Burjani. Se a duhet të jetë Pahor pjesë e dialogut, ai thotë se varet nga misioni që i caktohet.
“Varet nga misioni që i caktohet atij nga BE, pra se ҫfarë do të paraqet, ҫfarë koncepti dhe si e sheh BE fundin e pa fund të këtij dialogu. Mendoj se dialogu për normalizim me Serbinë më tepër angazhim se sa rezultat që pritet. Serbisë asnjëherë nuk i intereson normalizimi, por i intereson konflikti ose ndarja e Kosovës. Këto tjerat s’kanë rëndësi, kjo po shihet që një kohë të gjatë”, vlerëson profesor Burjani.
Sipas tij, me rëndësi se BE po insiston në vazhdimësi me arritur normalizimin, BE mbanë përgjegjësi për devijim të dialogut dhe trimërim të Serbisë.
“Prej dialogu teknik BE pranij dialog politik, me kërkesa për një asociacion si enti i veҫantë juridik që nuk ka të bëj me dialog teknik, ky është një qorrsokak i cili nuk ka dalje. Pahor të shpresojmë të jetë negociues i fundit apo lehtësues i fundit në këtë dialog maratonik dhe i pa kuptim, pra dialog plotësisht i devijuar, e ka humb e rëndësinë si teknik dhe ka dal në autostrada të pafund politike”, vlerëson Burjani.