Dy çështjet që ‘alarmuan’ botën, Maxharraj flet për komplotin ‘misterioz’ që ndodhi në veri të Kosovës: E tha edhe komandanti i UÇK-së!

Politika

Dy çështjet që ‘alarmuan’ botën, Maxharraj flet për komplotin ‘misterioz’ që ndodhi në veri të Kosovës: E tha edhe komandanti i UÇK-së!

Nga: N. Shaqiri Më: 10 maj 2024 Në ora: 12:06
Mitrovica

Kohën e fundit në Kosovë, si nga politikanë, ashtu edhe nga anlistët kemi pa kritika të vazhdueshme në drejtim të ndërkombëtarëve.

Kjo po ndodhë pasi Kosovës i janë vu masa nga BE-ja, por në anën tjetër Serbia lëre që nuk po sanksionohet por as nuk po qortohet.

Kështu, edhe profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj ka kritikuar ndërkombëtarët për mos reagim të ashpër ndaj Serbisë kur janë në pyetje shqiptarët.

Për t’i fuqizuar kritikat e tij, Maxharraj ka përmendur skandalin që kishte ndodhur në veri të Kosovës me 2 dhe 3 shkurt të vitit 2000.

Ai këtë e quan komplot ndaj shqiptarëve e që thotë se nuk po hetohet nga askush, as nga vendorët e as nga ndërkombëtarët.

Më 2 dhe 3 shkurt të vitit 2000 profesori thotë se ndodhi një tragjedi kundër shqiptarëve, ku pati të vrarë dhe shpërngulje masive të shqiptarëve me dhunë nga veriu.

“Më 2 dhe 3 shkurt të vitit 2000, ndodhi tragjedia, skandali i turpshëm, më i tmerrshëm në prani të KFOR-it francez. Atë ditë komandanti i UÇK-së, Naim Miftari njeriu që ishte i pari në vijat e frontit të UÇK-së e pëshkruan ngjarjen e dhimbshme e cila edhe i dha vulën pjesës veriore të vendit. ‘Atë ditë nëveri të Kosovës në pranin e KFOR-it francez qëllimshëm ishin mbledhë bandat nga krejtë Serbia, bandat e MUP-it serbë të ndihmuar direkt nga KFOR-i francez, aty ishin edhe agjenturat e sigurimin francez me eprorin e tyre Arnaud Danjean dhëndër dhe mik i Serbisë, por edhe në praninë e çlirimtarëve tanë liderë të asaj kohe ndodhi pastrami etnik i dëbimit të shqiptarëve nga Mitrovica. Ato ditë, pra në pranin e 8000 forcave ushtarake franceze dhe para syve të 45.000 ushtarëve tjerë të NATO-s dhe në prani të 5000 policëve të UNMIKUT u vranë me dhjetëra shqiptarë dhe u deportuan me dhunë në jug të Mitrovicës mbi 15000 shqiptarë’. Kjo masakër bëhej nën përkujdesjën e Oliver Ivanoviqit i cili të nesërmen e asaj masakre dhe dëbimit në jug të shqiptarëve u duk mbi urën e Ibrit si roje e saj. Këtë njeri me vonë e likuiduan serbët gjykimi i se cilit ende po vazhdon”, shprehet Maxharraj.

Ai pohon se, atë ditë në veriun e Kosovës u lidhë ‘Nyeja e Gordit’ e cila edhe pas gati tri dekadave nuk po zgjidhet?!

“Si ndodhi dhe pse u deshtë të ndodhte ky skandal, kjo tregjedi duke u vrarë me dhjetëra shqiptarë dhe të deportohen me dhunë mbi 15.000 të tjerë që sot e kesaj dite jetojnë si refugjat ne jugë të Mitrovicës në shtetin e tyre? Kush qëndron prapa kësaj tregjedie shqiptare? Kush e dha urdhrin dhe e organizoi këtë komplot në praninë dhe prezencën e ndërkombëtarëve? A mos ishin të përzier edhe vetë ndërkombëtarët në krye me KFOR-in frances si mik i Serbisë në këtë skandal të turpshëm? A ishte ky komplot i ndërkombëtarëve në bashkveprim me Serbinë kur dihet se atë ditë ishin të pranishëm të gjithë agjensitë sekrete BIA, UDB, të gjithë kriminelët dhe bandat kriminele serbe në veri të Kosovës me qëllim të spastrimit etnik të veriut nga shqiptarët? Pse lejuan liderët tanë të dalë nga lufta si Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Agim Çeku, por edhe më keq, pse këta liderë nuk i lejuan shqiptarët të kthehen nëpër shtëpitë e tyre në veri?”, pyet Maxharraj.

Ai vazhdon të pyes se a mos ishte ky plan, komplot për ndarjen e Kosovës, duke e mundësuar spastrimin e veriut nga shqiptarët?

“Kjo situatë, ky komplot kërkon një sqarim nga ana e vet liderëve shtetëror të Kosovës, kërkon përgjigjen fillimisht edhe nga UMNIK-u, KFOR-i dhe NATO të pranishëm se pse ndodhi kjo tregjedi gati një vit pas çlirimit, kush qëndron prapa krejtë kesaj katrahure idioteske, ose edhe më keq, pse këta 15.000 shqiptarë nuk u lejuan pas çlirimit asnjëherë të kthehen nëpër shtëpitë e tyre, edhe kur shqiptarët tentonin t’i rindërtonin shtëpitë kërcënoheshin nga serbët dhe bandat e tyre? A nuk është më e rëndësishme që skuadra e emisarëve të DASH-it në krye me Blinkenin, O’Brienin, Eskobarin dhe ambasadorët Hovenier dhe Hill të merren edhe me këtë rast tragjik të popullit shqiptar. Kurse nga ana tjetër këta emisarë e çojnë krejtë botën në këmbë kur është në pyetje Asociacioni një etnik serb apo edhe çështja e dinarit, i cili alarmojë botën sikur të kishte shpërthye ndonjë bombë atomike në Kosovë, ku edhe KS i OKB u mor me të?”, përfundon profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat