“E turpshme, kriminale…!”, publicisti nga Gjermania ‘shpërthen’ me kritika ndaj opozitës: Ka frikë nga kjo gjë!

Politika

“E turpshme, kriminale…!”, publicisti nga Gjermania ‘shpërthen’ me kritika ndaj opozitës: Ka frikë nga kjo gjë!

Nga: A.M. Më: 10 maj 2024 Në ora: 16:07
Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku

Partitë opzitare kohë më parë këmbëngulnin fuqishëm për zgjedhje të parakohshme.

Mirëpo, së fundi ka rënë një “qetësi”, duket se opozita nuk duket të jetë edhe aq e gatshme për zgjedhje sa dukej javë më parë.

Sondazhet e fundit, vazhduan ta listonin LVV-në si partinë e parë, me përkrahjen më të madhe elektorale.

E bazuar në këtë, ka gjasa se rezultatet e këtyre sondazheve kanë bërë që opozita të ketë një tërheqje ‘taktike’.

E për këtë çështje, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli veprimtari dhe publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj.

Së pari, ai kishte disa kritika për opozitën, duke thënë se bojkotimet e ligjeve, marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e “PAN-it”, ngjasojnë me bllokadat serbe në veri të Kosovës.

“Opozita PAN-iste, e zhytur në krime dhe hajni zyrtare, e mësuar ta sundojë Kosovën me qeveri të arnuara konglomerate, ende nuk po arrinë të pajtohet me qenien në opozitë. Ajo po bënë një opozitarizëm të sforcuar, me zhurmime dhe shpifje pa mbulesë, gjë që efekti është i kundërt. Në luftën e saj, pa fije parimësie, është bërë qesharake. Bllokadat e saj ngjasojnë shumë me ato serbe në veriun e Mitrovicës. Bojkotojnë votimin e ligjeve, të marrëveshjeve ndërkombëtare e kushtëzojnë me caktimin e datës të zgjedhjeve parlamentare! Dhe, kjo pa mëdyshje është paradoksale, e turpshme dhe skajshëm kriminale e rrugaçërore. Ja çfarë opozitarizmi bënë kjo opozitë e çakorduar, e frustruar dhe e pashpresë rimëkëmbje!”

Image
Idriz Zeqiraj.

Gjithashtu Zeqiraj, kishte disa fjalë edhe për LDK-në dhe lidershipin e saj, ku tha se është shqetësuese sa e ngjashme është mënyra e saj e të bëri opozitarizëm me atë të PAN-it.

Po ashtu, kërkoi distancimin e saj nga PDK, duke parë se disa “klanorë nostalgjikë” të ish-koalicionit Hashimi-Isa janë aktivizuar, për ta dëmtuar LDK-në

“Realisht, lidershipi, pjesërisht i ri, i LDK-së, nismoi reformën brenda partiake, por e mbetur në vazhdim. Megjithatë, shqetëson mënyra opozitare e LDK-së, ngjason me atë të partive-banda të PAN-it, por dallon në qasjen pozitive, në votimin e disa ligjeve dhe sidomos të marrëveshjeve ndërkombëtare. Ish i burgosuri politik, njëri nga themeluesit të LDK-së, bashkëpunëtor besnik i Presidentit Rugova, i mbijetuari nga atentatimi i SHIK-ut, ish-zëvendësministrit nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj, i bëri thirrje lidershipit të LDK-së të mos jetë e njëzëshme me PDK-në, përkatësisht, PAN-in në bërjen e opozitarizmit. Klanorët nostalgjikë të ish-koalicionit Hashimi-Isa janë aktivizuar, për ta dëmtuar LDK-në”, shpjegoi ai.

Krahas kësaj, publicisti përmendi sondazhet e fundit, ku tha se për faktin që LVV vazhdon të jetë e para, partitë opozitare kanë frikë të mbajnë zgjedhjet, pasi do i humbasin ato.

“Vërtet, opozita në vijimësi ka kërkuar zgjedhje të reja, duke qenë e vetëdijshme se do t`i humbasë sërishmi ato. Dhe, kjo dëshmohet me sondazhet e bëra, dje dhe sot, se LVV rezulton e parë në përqindje, në raport me secilën parti opozitare. Kjo flet për hipokrizi e tymnajë të opozitës, e cila, realisht, aktualisht nuk i dëshiron zgjedhjet, me frikën se do ta shënonin humbjen e radhës”.

Më tej, ai përmendi edhe propagandën që PAN-i e bëri ndaj LVV-së, ku pavarësisht kësaj partia e Kuritt vazhdon të jetë më e votuara dhe përkrahura.

“Shtrohet pyetja logjike: Megjithë propagandën korale të opozitës destruktive kundër LVV, opinioni vazhdon ta mbështesë pozitën aktuale, pra, Albin Kurtin dhe qeverinë e tij. Qeveritë e shkuara, kryesisht, PAN-iste, përgjakën Kosovën, ia shtuan jetimët vendit edhe pas çlirimit të Kosovës. Dhe, kjo është goditja më e madhe ndaj popullit të Kosovës si dhe njollosje e UÇK-së, sepse vrasje politike ishin të paramenduara, të organizuara nga disa komandantë, me qëllim të marrjes dhunshëm të pushtetit dhe të pasurimit abuziv, hajnor”.

Në fund, publicisti shtoi se opozita është bërë pjesë e shantazhimeve provokuese të ndërkombëtarëve, me vënien skandaloze të sanksioneve Kosovës, ku me propagandën e tyre janë bërë përkrahës të Vuçiqit dhe të Serbisë.

“Rrjedhimisht, kritikat ndaj qeverisjes aktuale, kërkesat për zgjedhjet e reja, nga partitë-banda të PAN-it, janë -lehje në hënë- dhe nuk kanë peshë e besim tek shqiptarët. Por, me propagandën e tyre -leha-qene-, janë bërë përkrahës të Vuçiqit dhe të Serbisë, shprehjen "Albini është fashist", Vuçiqi e mësoi nga këta laro shqipfolës! Ky soj i opozitës janë bërë pjesë e shantazhimeve provokuese të ndërkombëtarëve, me vënien skandaloze të sanksioneve Kosovës, me kërkesën ngulmuese dhe të përçudshme, për të vënë pikën 7 të marrëveshjes bazike të parën, duke i tejkaluar të 6 pikat tjera rendore. Dhe, kjo kamuflohet me tejkalimin me -MIRËBESIM-, të 6 pikave radhore, të cilat lidhën me detyrimet e Serbisë ndaj Kosovës!? E gjithë fjalomania e horrakëve kundra-Kosovë, me qëllimin e vetëm për ta rimarrë pushtetin e pamerituar, na kujton atë thënien popullore: "Për inat të simeje vjeherrë, do të flej me mullixhinë!"” – përfundoi Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat