“Po kërkojnë shumë nga Kosova”, ish-ambasadori flet për presionin e ndërkombëtarëve ndaj Kurtit – ja çka thotë për Asociacionin

Politika

“Po kërkojnë shumë nga Kosova”, ish-ambasadori flet për presionin e ndërkombëtarëve ndaj Kurtit – ja çka thotë për Asociacionin

Nga: A.M. Më: 11 maj 2024 Në ora: 18:22
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch.

Kosova, tash për tash, nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili do të mblidhet më 16 dhe 17 maj në Strasburg.

Pritjet ishin që në atë takim të votohej për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Mirëpo, tani doli kushtëzimi për themelimin e Asociacionit.

Në vazhdimësi, ndërkombëtarët po i vendosin Kosovës kushte të ndryshme.

E për këtë çështje, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch.

Së pari, u shpreh se ndërkombëtarët kërkojnë më shumë nga Kosova, pasi Serbinë e konsiderojnë më të rëndësishme.

Edhe pse, diplomati theksoi se afërsia me Kinën, do duhej të ndikonte negativisht në rrugën e anëtarësimit të shtetit serb në BE.

“Si zakonisht, shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova. Kjo ndodh gjatë gjithë kohës pasi Serbia konsiderohet të jetë më e rëndësishme se Kosova. Vizita e Xi e rriti këtë edhe pse duhej të ishte ndryshe. Afrimi me Kinën de facto duhet të ishte parë si zhvillim negativ për anëtarësimin e mundshëm të Serbisë në BE”.

Ndër të tjera, ai foli edhe për Asociacionin dhe presionin që po i bëhet Kosovës për themelimin e tij, ku edhe është kushtëzuar me këtë gjë edhe anëtarësimi në KiE.

“Për sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, unë unë kam kërkuar gjatë gjithë kohës që drafti të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, por vetëm për ta shqyrtuar nëse është në përputhje me Kushtetutën, e që kjo gjë kërkon kohë. Por, jo-formalisht duhet të marrin konfirmimin e mbështetjes së vendeve të mëdha që i kërkojnë qeverisë ta bëjë këtë- jo publikisht, por mbrapa skenave.

Kosova është palë kërkuese dhe ndonjëherë duhet të bëjë gjëra që duken të paarsyeshme, por kjo është politika në të vërtetë”, përfundoi Robert Bosch për “Bota sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat