Juristi zbulon premtimin që iu bë Vuçiqit – ja pse nuk po pranon marrëveshje finale me Kosovën!

Politika

Juristi zbulon premtimin që iu bë Vuçiqit – ja pse nuk po pranon marrëveshje finale me Kosovën!

Nga: M.Haziri Më: 11 maj 2024 Në ora: 23:00
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Kosova dhe Serbia po mbeten ende një temë e pazgjidhur për ndërkombëtarët, sado që po punojnë fort për këtë gjë.

Vuçiq është ai i cili po vazhdon të mos pranojë marrëveshjet dhe të kërcënojë në mënyra të ndryshme vendin tonë.

Mirëpo sikur së fundmi kanë arritur të ‘zbuten’ nga pak.

Është bërë me dije që ka nisur zbatimi i vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për konvertimin e patentë-shoferëve të strukturave ilegale serbe në patentë-shoferë të lëshuar nga shteti i Republikës së Kosovës.

Deri ditë më parë kanë aplikuar 29 persona dhe ky numër sipas zyrtarëve pritet të rritet ditëve në vijim.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani.

Ai thotë që kjo çështje është teknike dhe në këtë mënyrë po shfrytëzohet mundësia nga serbët, që të marrin patent shoferët pa pagesa.

Image
Blerim Burjani

Kjo çështje është teknike dhe po shfrytëzohet mundasia që u jepet serbëve që pa pagesa të marrin patentshofer, edhe pse organet e Kosovës nuk kanë ndonjë informatë se si janë fituar këto dokumente, dhe sa janë të ligjshme”, u shpreh ai.

Më tej, ai thekson që Serbia nuk lëshon pe politikisht pasi edhe i është premtuar Asociacioni dhe se për disa gjëra tjera ai bëhet ‘i butë’.

Por për normalizim të rrethanave atje dhe integrimi i qytetarëve serbë në institucionet dhe hapësirën shtetërore të jetës është pozitive. Serbia nuk lëshon pe politikisht për çështjet kruciale, në anën tjetër Serbisë i është premtuar Asociacioni, normal që këto lëshime teknike i bën që nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe sa krijimi i një entiteti juridik dhe politik jashtë ndikimit të shtetit të Kosovës”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat