Sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator, ku mbeti i vrarë heroi Afrim Bunjaku, mund të përsëritet, përderisa ka kontekste të pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kështu thotë deputeti dhe anëtari i Komisionit për Siguri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Anton Quni, derisa thekson se në situatën që gjenden këto dy shtete, gjithnjë ka rrezik që të ketë tensione ndëretnike dhe përshkallëzim.
E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur ish komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha.
Ai tha se njeh ushtrinë serbe, njësoj sikur dhe Quni dhe se I njohin apetitet e tyre.
Sipas tij, armatosja e vazhdueshme e Serbisë tregon që ata po synojnë të hyjnë në Kosovë.
“Anton Quni është ish ushtarak dhe ne ushtarakët duke i njoftë mirë gjeneralët që komandojn këtë kohë me ushtrinë serbe i dim dhe i kemi të qarta apetitet e tyre .
Me vet faktin që rregullisht armatoret ushtria serbe me armatim ofanziv /sulmues me kalibër të madhe artilerik e raketorë , ushttimet dhe koncentrimi i tyre permanent në kufi me Kosovën logjike është me i kuptu se ata janë synime të ndërhyjnë në veri të Kosovës deri në ato vija ku dhe synojnë të ndajnë Kosovën”, u shpreh ai.
Më tej, ish-ushtaraku thotë që sulmi i mundshëm varet nga situata mes Rusisë dhe Ukrainës.
Duke nënvizuar Hoxha shprehet se ne duhet të jemi të përgatitur që të mbrohemi.
“Momenti se kur mundet me ndodhë kjo varet nga situata mes Rusisë dhe Ukrainës. Prandaj unë rregullisht kam ngrit zërin se ne është dashtë moti me e përfundue Doktrinën Kombëtare për mbrojtje të Kosovës në rast të sulmit nga Serbia.
Pra për ne edhe pse me vonesë duhet të përgatitemi dhe të jemi të gatshëm të mbrohemi me forcat tona duke mos llogarit që atë detytë ta bëjnë djemtë e vajzat në ushtrinë e NATO-s”, përfundoi ish komandanti, Hafir Hoxha për “Bota sot”.