“Rexha e zbuloi në Speciale, vrasjet politike i ka bërë LPK”/ Bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit thirrje Sokol Bashotës

Politika

“Rexha e zbuloi në Speciale, vrasjet politike i ka bërë LPK”/ Bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit thirrje Sokol Bashotës

Nga: P.R. Më: 12 maj 2024 Në ora: 22:13
Rexhep Selimi

Prokuroria e Specializuar në fjalën hyrëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit gjatë vitit të kaluar, kishte sjellë deklaratën e Rexhep Selimit lidhur me shkrimin e komunikatave të UÇK-së, të cilas sipas tij, ishin shkruar në organin e Lëvizjes Popullore të Kosovës, e qujatur “Zëri i Kosovës”.

“Kujtoj që me komunikatat është marrë Sokol Bashota ndoshta mund të jetë ndonjë prej tyre, por komunikatat janë hartuar kryesisht në organin e Lëvizjes Popullore të Kosovës, e qujatur Zëri i Kosovës. Në prill të vitit 1998, ne kemi emëruar zyrtarisht zëdhënës, i cili është marrë fillimisht edhe me komunikatat edhe me paraqitjet e para publike nëpër televizione, i cili ka qenë Jakup Krasniqi. Në ndërkohë i ndihmuar edhe nga Hashim Thaçi, i cili ka pasur detyrë pak më vonë të komunikimit me opinionin. Kështu ka vazhduar deri në fund përafërsisht”, kishe deklaruar Rexhep Selimit.

E lidhur me këtë, Sefedin Krasniqi, ish bashkëpunëtor i ngushtë i kolonel, Ahmet Krasniqit, thotë se kjo deklaratë është një dëshmi se gjitha vrasjet janë bërë nga LPK me ‘komandantët’ e saj.

“Vrasjet, pastaj, janë bërë në emër të UÇK-së. Shumë të vrarë apo të plagosur kanë qenë ushtarë të UÇK-së. Atëherë, si ta kuptojmë këtë fakt? UÇK e paska vra UÇK-në!?  Është dashur të thuhet me kohë, se vrasjet i ka bërë LPK, e cila në mbledhjet e saj kërcënonte vazhdimisht se do t’i vriste anëtarët e LDK-së. Kështu janë betuar me dhjetëra herë në Perëndim”, shprehet Krasniqi për “Bota sot”.

Sipas tij, pas deklarimit të Selimit, është edhe Sokol Bashota ai që duhet të flas.

“Rexha për herë të parë e tha pa ekuivok, se me komunikata kush është marrë. E në ato komunikata janë dhënë sqarime dhe arsyetime për të gjitha vrasjet. Pasi Rexhepi e përmendi Sokol Bashoten, ai duhet të prononcohet dhe të shpjegojë më detajisht, ngase Jakup Krasniqi apo Thaçi, nga burgu nuk mund të flasin”, shton Krasniqi.

Por a po shkon Gjykata Speciale drejt zbulimit të të gjitha vrasjeve politike që kanë ndodhur në Kosovë?

“Nuk kam asnjë dyshim që Gjykata Speciale do t’i zbardh vrasjet politike, por ia kam friken çfarë do të ndodh pas zbardhjes, ngase kam frikë se pavarësisht dënimeve, shumë shqiptarë s’do të pajtohen kurrë me vuajtjet që i kanë përjetuar për humbjen e më të dashurve. Situatën e rendon fakti, se të vrarët janë shpallur spiunë e tradhtarë. Kështu, edhe pas 25 apo 30 viteve të afërmit e të vrarëve kanë jetuar dhe jetojnë të përbuzur”, përfundon për “Bota sot”, Sefedin Krasniqi, bashkëpunëtor i ngushtë i Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqi, i cili ishte vrarë më 21 shtator 1998 pak para mesnate në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat