Ish-eprori i UÇK-së i drejtohet Qeverisë dhe Presidentes - Kërkon mobilizim për luftë me Serbinë: Të mos jemi vonë!

Politika

Ish-eprori i UÇK-së i drejtohet Qeverisë dhe Presidentes - Kërkon mobilizim për luftë me Serbinë: Të mos jemi vonë!

Nga: N. Sh. Më: 13 maj 2024 Në ora: 12:13
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Liderët serbë janë duke kërcënuar Kosovën në vazhdimësi.

Pas kërcënimeve të vazhdueshme Serbisë, kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti disa herë ka theksuar se Republika e Kosovës, është e rrezikuar nga një luftë e mundshme me serbët.

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, u ka bë apel Qeverisë së Kosovës, presidentes Vjosa Osmanit, minsitrisë së Mbrojtjes dhe punëve të Brendshme të Kosovës.

Miftari thotë se nëse rrezikohet shteti i Kosovës, nga Serbia apo kushdo qoftë të tergojnë se në cilën derë me trokitë.

Miftari shprehet se, këtu e ka fjalën për luftëtarë të vërtetë të luftës dhe ajo për luftëtarët e rrejshëm të komandantëve siç i quan ai milionerë e luftëtarë të votave politike dhe korrupsionit.

“Kësaj radhe nuk do të lejojmë që të janë në mesin tonë as prapa neve bajraktarët e ndarjes dhe vëllavrasjeve, si dhe komandantët multi milionerë e të korrupsionit. Pra, të mos jemi vonë, e të vjen puna që mos të kemi as municione dhe as armë për mbrojtje nëse rrezikohet sheti jonë. Kërkojmë mobilizim qysh tani”, shprehet Miftari në apelin e tij.

Ish-eprori shprehet i bindur se rreth 3 mijë ish luftëtarë të UÇK-së do të ishin mobilizuar brenda disa orëve nën komandën e shtetit që të jenë të gatshëm për luftë.

“Numri është real, pasi edhe gjatë luftës nuk kishim luftëtar më shumë se 3000-4000 luftëtarë nëpër beteja”.

“E nëse kerkoni asi luftëtarë tjerë, luftëtarë të stankovecit e Durrësit, luftëtarë të ‘selfieve’ e të kamerave me kapela të gjelbërta në kokë, luftëtarë në territorin e Shqipërisë, luftëtaër politik e të korrupsionit të pas luftës, atëherë asi trima dalin diku rreth 60 mijë”, thotë tutje Miftari.

Ai tutje thotë se, “në rast të një lufte reale dhe pas shkrepjës së plumbave me Serbinë, nuk do të mund t’i ndal as politika, as komandantët e OVL-UÇK-së, mafijozat dhe multi milionerat, por nuk do t’i ndal as Gjermania, Zvicra, Kanada e Australia duke ikur...”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat