Tha se ishte në Paris kur ndodhi tentim-vrasja ndaj të vëllait/ Eksperti i sigurisë ngre dyshime të forta: Jabllanoviqi...

Politika

Tha se ishte në Paris kur ndodhi tentim-vrasja ndaj të vëllait/ Eksperti i sigurisë ngre dyshime të forta: Jabllanoviqi...

Nga: A.SH Më: 13 maj 2024 Në ora: 20:00
Aleksander Jabllanoviqi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për tentim vrasjen e Marko Jablanoviqit, anëtarit të partisë së Nenad Rashiq.

Më 5 maj ishte raportuar në polici për tentim vrasje ndaj vëllait të Aleksander Jabllanoviqit.

Aleksander Jabllanoviq për një media në Kosovës kishte thënë se nuk kishte asnjë informacion se kush deshi t’ia vras vëllain e tij.

“Unë kam qenë në Paris nga 1 maji deri më sot (12 maj). Nuk e di, nuk kam detaje. Unë nuk kam folur me të për një kohë të gjatë, dhe ai (Marko) është i prirur të gënjejë shumë”, ka thënë Jabllanoviq.

Por, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në një prononcim ka thënë se Jabllanoviq është një gënjeshtar patologjik.

Shala pyet se në cilën kafene “Paris” duhet të ketë qenë Jabllanoviqi, duke i quajtur deklarimet e tij gënjeshtar.

“Gënjeshtar patologjik!

Aleksandër Jaballanviqi paska reaguar për tentativën e vrasjes së vëllait, por një gjë është interesante në deklaratën tuaj, duke cituar vëllain si person që do këso inskenime etj, etj (Nuk është në interesin tonë çka bëni në mes veti...)

Por, interesant është se ju jeni "gënjeshtra" sepse deklaroni që ishit në Paris, por pyetja është se në cilën kafene "Paris" ishit në këto lokacione:

1. Restaurant Cafe Paris

Kraljevo, Serbia

2. Restoran Paris Lux Nis

Nish, Serbia

3. Cafe Paris

Zrenjanin, Serbia

4. Paris Night

Nish, Serbia

5. Paris Art Ame

Nish, Serbia

Epo, gënjeshtar patologjik!

A do të na thoni çfarë udhëzimesh keni marrë nga Qeveria në Beograd?

Mos harroni edhe një gjë, ju duhet të gjykoheni për kalim ilegal të kufirit, edhe kjo është interesante, por kur të vijë koha do të merremi me të sepse shteti i Republikës së Kosovës do t'ju sjellë para drejtësisë.

Unë e kam shkruar këtë pjesë në një gjuhë që mund ta kuptoni lehtësisht!”, përfundon ai për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat