Veprimtari nga Gjermania zbulon letrën që Kurti, Osmani e Konjufca i dërguan Këshillit të Evropës: Asociacioni do të vijë kur….

Politika

Veprimtari nga Gjermania zbulon letrën që Kurti, Osmani e Konjufca i dërguan Këshillit të Evropës: Asociacioni do të vijë kur….

Nga: H.O. Më: 13 maj 2024 Në ora: 23:20
Kurti, Osmani, Konjufca

Derisa kanë mbetur edhe pak ditë deri në seancën e Këshillit të Evropës për të vendosur nëse Kosova do të jetë pjesë e këtij institucioni, publicisti dhe veprimtari nga Gjermania, Idriz Zeqiraj, tha se u dha alarmi se disa shtete po përgatitën të bllokojnë Kosovën në këtë process.

“Dy javë para takimit të 46 shteteve evropiane, ku pritej pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, Gerald Knaus, nga "Iniciativa Evropiane për Stabilitet", dha alarmin se "disa shtete po përgaditën të bllokojnë pranimin e Kosovës për organizatën e Këshillit të Evropës!" Në krye të kësaj bllokade, çuditërisht, ishin dy nga shtetet kryesore të Evropës, Gjermania e Franca dhe e gatshme për t`iu bashkangjitur edhe Italia”, vlerëson ai.

Ai thotë se ‘shokuese është rrjeshtimi i Gjermanisë kundër Kosovës, edhe pse butësisht e thotë se "nuk është kundër këtij anëtarësimi!"

Image
Idriz Zeqiraj

“Por, shton parakushtin shtesë: "Më parë Asociacionin për komunat serbe , pastaj anëtarësimi", i cili nuk është pjesë e standardeve për këtë anëtarësim. Kancelari Scholz, bashkëhartues i Draft Statutit skandaloz për Asociacionin, që parashikon një lloj autonomie territoriale për komunitetin serb, si trampolinë për të arritur bosnizimin e Kosovës, ngjashëm me atë që është instaluar në Bosnjen e asfikësuar ekonomikisht, politikisht, territorialisht”, vlerëson Zeqiraj.

Publicisti Zeqiraj pyet se pse kjo metamorfozë dhe strategji e re e këtyre dy shteteve, prijetare të Evropës, ndaj Kosovës?!

“Opozita e frustruar, e tmerruar nga nisma e qeverisë, për ta jetësuar --VETTINGUN-; deklarimet e pasurive marramendëse, edhe pse gjysmake në deklarim, të disa zyrtarëve kriminelë e makro-hajna, që kanë abuzuar me pushtetin dhe kanë vjedhur shtetin, janë hedhur në sulm frontal, për ta hequr qafe kryeministrin Kurti me qeverinë e tij, qoftë edhe duke e goditur Kosovën, me shpifjet monstrume, duke përligjur kërkesat absurde të ndërkombëtarëve, respektivisht, të Serbisë. Kjo është një joshje, një thirrje e drejtëpërdrejtë për ndërkombëtarët, që angazhohen në largimin e kryeministrit Kurti. Ecejakët e Escobar në Tiranë, ankesës të Ramës për Kurtin, i dha të drejtë, por, ia kujtoi atij se "Kurti ka mbështetje të madhe në popull". Në Paris, në bisedë me Ramën, Makron hauzoi akuzën e opozitës të çoroditur të Kosovës se "Kurti po mashtron dhe nuk po vepron për Asociacionin!" Koordinimi Escobar-Rama-Macron dhe dështakët e BE-së, Borrel dhe Lajçak, përgjatë gjithë dialogut, fort të flirtueshëm me Serbinë, punuan dhe u lodhën shumë, për ta dështuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, thekson Zeqiraj për ‘Bota sot’.

Ai thotë se opozita mashtroj me letrën që krerët e shtetit të Kosovës mund t’i kenë dërguar raportueses në Këshillin e Evropës, teksa thekson se ҫfarë përmban ajo letër.

“Koralisht dhe poshtërsisht vazhdon të trumpetohet se treshja shtetare: Presidentja, Kryeparlamentari, Kryeministri të Kosovës, në letrën dërguar raportueses Bakojanis në Këshillin e Evropës, "premtuan, në mes tjerash, edhe krijimin e Asociacionit, por nuk e zbatuan, pra, mashtruan!" Gënjeshtër e kulluar, e bërë nga opozita me kompani. Letra në fjalë është sintezë e të gjitha deklarimeve të njëtrajtshme, konsistente të kryeministrit Kurti, me bashkështetarët Vjosën, Glaukun, se "Asociacionit do të vijë radha, por vetëm pas shqyrtimit të 6 pikave rendore, do të bisedohet për pikën e 7, ku shënohet Asociacioni". Dhe, asnjë korrigjim, qoftë në përmbajtje apo kohë, nuk është thënë apo bërë”, vlerëson Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat