Veprimtari i çështjes kombëtare i drejtohet Vjosa Osmanit dhe Donika Gërvallës: Ndërroni emrin e partisë, çka nëse Kurti e prish koalicionin me juve?

Politika

Veprimtari i çështjes kombëtare i drejtohet Vjosa Osmanit dhe Donika Gërvallës: Ndërroni emrin e partisë, çka nëse Kurti e prish koalicionin me juve?

Nga: N. Shaqiri Më: 14 maj 2024 Në ora: 23:09
Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla

Veprimtari i çështjes kombëtare prof. Fahri Mahalla, thotë se Partia Guxo është mirë tani me ndërru emrin e saj në Lidhjen Demokratike me frymë rugoviane.

Profesori thotë se kjo është kërkesë e anëtarëve dhe simptatizantëve me frymë rugoviane që kanë mbetur pezull.

“Emri Guxo nuk është motivues dhe nuk lidhet me trashëgiminë e LDK-së, me frymën rugoviane. Ne anëtarët e LDK-së me frymë rugoviane kërkojmë që ta ndërroni emrin e partisë nga Guxo në Lidhjen Demokratike me frymë rugoviane. Emri Guxo e kishte një arsye dikur, kur brenda LDK-së disa e patën guximin me thanë të vërtetën, e patën guximin me kundërshtu klanin shkatërrues të LDK-së, e para ishte Donika Gërvalla që e kundërshtoi klanin shkatërrues të LDK-së, pastaj Vjosa Osmani dhe të tejrët që janë në Guxo”, thotë Mahalla.

Ai shton se këto heroina e kundërshtuan klanin shkatërrues të LDK-së dhe ishin me frymë rugoviane.

Këto dhe të tjerët që u përjashtuan nga LDK-ja, e themeluan partinë Guxo. Tani kjo pari duhet me ndërru emrin para zgjedhjeve. Me emrin Lidhja Demokratike me frymë rugoviane. Me këtë emër e nderon të madhin e shqiptarisë Ibrahim Rugovën, nderohen anëtarët e LDK-së që kanë mbetur pezull. Këta duan të kthehen në rrënjët e veta. Ibrahim Rugova që punonte që Kosova të kthehet në rrënjët e veta të Dardanisë, shumë pak rreth tij e kuptuan e lëre më të tjerët që ishin shumë larg tij. Ne shqiptarët e Dardanisë duhet ta kryejmë amanetin e Rugovës, Kosovën ta kthejmë në Dardani”, shprehet profesori.

Image
Fahri Mahalla

Veprimtari thotë se, Guxo nuk duhet të qëndrojë për jetë nën strehën e Vetëvendosjes, prandaj shton se secili duhet të qëndroj në këmbët e veta.

“Nëse i teket Albin Kurtit me prish koalicionin me Guxo, e kjo do të ndodh së shpejti, pastaj ku do të mbetet kjo parti, pra do të mbetet askund dhe as që do të kalojë pragun në zgjedhjet e ardhshme. Po shihet se LVV do të bëjë koalicion me PDK-në. Ne anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së me frymë rugoviane mendojmë se Donika Gërvalla, presidentja Vjosa Osmani dhe të tjerët nuk do të shkojnë në koalicion aty ku është PDK-ja për shumë arsye, por nëse shkon do të varrosin Guxon, vetën e tyre dhe të tjerët që janë në këtë parti”, potencon tutje ai.

Mahalla pohon se udhëheqësit e partisë Guxo duhet të kenë të qartë, pasi Vjosa Osmani, Donika Gërvalla dhe të tjerët, votat i kanë marrë nga anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së.

“Pra, mendoni mirë para se me bë koalicion. Para po theksojmë edhe njëherë, partia Guxo mirë është me ndërru emrin para se të mbahen zgjedhjet nacionale në Kosovë. Lidhja Demokratike e Kosovës, e ndërroi emrin dhe u largua nga fryma rugoviane, u pagëzua me emrin e ri, me Lidhjen Demokratike me frymë të re. Anëtarët e partisë Guxo, ishin anëtar të LDK-së me frymë rugoviane, ishin edhe në organet udhëheqëse të LDK-së, tani Guxo ka të drejtë me themelua Lidhjen Demokratike me frymë rugoviane, mirë do të ishte edhe LDK-ja me frymë të re me iu bashkëngjitë...”, përfundon veprimtari Fahri Mahalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat