Taktika për “Botën serbe”/ Tali: Vulini, Dodiku e Shesheli po e thonë hapur, këta janë tre persona tjerë që mundohen ta thonë me fjalë më të sofistikuara

Politika

Taktika për “Botën serbe”/ Tali: Vulini, Dodiku e Shesheli po e thonë hapur, këta janë tre persona tjerë që mundohen ta thonë me fjalë më të sofistikuara

Nga: A.SH Më: 16 maj 2024 Në ora: 14:33
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin.

Për deklaratën e Aleksander Vulinit se “Shqipërinë e Madhe e ndalë bota serbe”, për “Bota sot” ka folur analisti Driton Tali.

Ai ka thënë se kjo deklaratë nuk është asgjë e re, duke shtuar se me këtë kemi një racizëm të pastër ndaj shqiptarëve, kroatëve e malazezëve.

“Unë nuk shoh diçka të re në këtë deklaratën e z Vulin. Deklarata të tilla, bile edhe më radikale, ne që e përcjellim skenën e Serbisë kemi dëgjuar dhe lexuar.

Kjo deklaratë është konform paradigmës ekzistuese, e cila është kultivuar që nga shekulli 19'të.

Kohën e fundit, vërehet një taktikë (ta quaj ashtu) ku z Vulin, Dodik, e Sheshel me kompani e thonë troç atë që z.Vuçiç, Vuçeviç, Daçiç, e znj. Bërnabiç mundohen ta thonë (ta zbukurojnë) me fjalë më të sofistikuara.

Pra, thënë shkurt, kemi një racizëm ("kjo Serbi" është raciste ndaj neve shqiptarëve dhe shovensite ndaj kroatëve e malazezëve) të pastër të shprehur nëpërmes hegjemonizmit”, thotë ai.

Sipas tij, Shqipëria nuk e ka të qartë qasjen e kësaj Serbie e cila assesi nuk i pranon shqiptarët duke shtuar se edhe Ramës dikush duhet t’ia tregojë këtë mesele.

Ai thekson se që marrëdhëniet me Serbinë duhet lënë kosovarëve sepse ne i njohin më mirë.

Madje, Tali citon edhe Vlladan Gjorgjeviçin, ish politikan serb.

“Disa në Shqipërinë Londineze nuk e kanë të qartë qasjen e "kësaj Serbie" ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Ata mendojnë se "ndaj tyre ka një mendim më të mirë". Nuk e kanë të qartë se "kjo Serbi" disi mund t'i pranojë shqiptaro- jugosllavët (edhe ata si shërbëtorë) por assesi shqiptarët tjerë.

Bile ndaj shqiptarëve të Shqipërisë Londineze kanë edhe më shumë mospërfillje. Atë mospërfillje ndaj tyre ne shqiptarët e ish Jugosllavisë e kuptojmë, por siç po duket z. Rama, dhe shumë si të tillëve nuk i është shpjeguar kjo mesele nga këshilltarët e tyre.

Sa për hir të argumentit, të citoj Vlladan Gjorgjeviçin, ish intelektualin dhe politikanin serb, i cili ishte edhe kryeministër i Serbisë, në librin e tij "Arnauti i velike sile" (Arnautët dhe fuqitë e mëdha), të botuar me 1913.

Për shqiptarët e Shqipërisë Londineze, shkruante kështu: "...Egërsira që nuk kanë histori; Flenë në pemë në të cilat janë të ngjitur për bishti; ndani (i drejtohet Fuqive) këta njerëz të padisiplinuar mes Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi; Arnautët janë gjakatarë, të regjur, të ngjashëm me kafshë dhe aq injorantë të pakrahasueshëm sa nuk bëjnë dallimin mes sheqerit dhe borës; Mirditasit (dhe fiset veriore) janë të shkurtë, të dobët dhe të imët...".

Një çasje të ngjashme pati edhe Ivo Andriçi, idhulli i z. Edvin Rama, i cili i pati shpreh në "Përkujtuesin për çështjen shqiptare" (Podsetnik o albanskom pitanju), me 1939. Dhe shumica e intelektualëve sot e gjithë ditën i ndajnë ato mendime.

Sa i përket projektit të z Vuçiç "Ballkani i Hapur" (në origjinale "Otvoreni Balkan"), duhet thënë se është vazhdim i projektit të vjetër, të kohës së qeverisë së Vladan Gjorgjeviçit e Nikolla Pashiçit, i ashtuquajturi "Ballkani, popujve ballkanik", me anë të cilit krijuan Jugosllavinë. Gjersa me "Ballkanin e Hapur" duan ta krijojnë "Botën Serbe" (Srpski Svet) - pa kroatët dhe sllovenët.

Sidoqoftë, besoj se tashti elita politike e Shqipërisë Londineze, e kanë të qartë se për "këtë Serbi" ata janë po ata "majmunë me bishtë që flejnë në pemë; egërsira që nuk kanë histori; gjakatarë, të regjur, të ngjashëm me kafshë dhe aq injorantë të pakrahasueshëm sa nuk bëjnë dallimin mes sheqerit dhe borës; Mirditasit (dhe fiset veriore) janë të shkurtë, të dobët dhe të imët...", përfundon ai për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat