“Shtëpisë mezi ia ndërrova dy dritare”, rrëfehet Naim Miftari, ‘godet’ Thaçin e Veselin: Ja cili bleu shtëpinë e gjeneralit serb në Prishtinë

Politika

“Shtëpisë mezi ia ndërrova dy dritare”, rrëfehet Naim Miftari, ‘godet’ Thaçin e Veselin: Ja cili bleu shtëpinë e gjeneralit serb në Prishtinë

Nga: N. Sh. Më: 17 maj 2024 Në ora: 16:50
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish – agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili pas luftës ka qenë komandant në FSK, por edhe pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka folur kësaj radhe për jetën e vështirë të tij, pas kthimit nga Gjermania në vitin 1998 për t’iu bashkuar luftës së Kosovës.

Miftari nuk ka lënë pa kritikuar as disa komandantë të UÇK-së, e në veçanti Kadri Veselin.

Ai thotë se, Hashim Thaçi e Kadri Veseli me paratë e Fondit Vendlindja Thërret, kishin arritur që t’i afroheshin afër Adem Jasharit, por duke i fshehur emrat e tyre.

Miftari thotë se këta të njohur me pseudinimet Luli e Gjarpri shëtiteshin në Gjermani, Zvicër, Francë, Shqipëri e Kosovë me paratë e Fondit Vendlindja Thërret.

“Pseudonimet Luli dhe Gjarpri, nga viti 1996 e deri në vitin 1998, me paratë e Fondit Vendlindja Thërret, kishin arritur t’i afroheshin aq afër Adem Jasharit duke i fshehur edhe emrat e tyre të vërtetë dhe duke vjedhë edhe bllokuar edhe ato pak para që i merrte nga kanale familjare e miqësore për ta vazhduar rezistencën kundër armikut, kurse këta, endeshin si turistë sa në Gjermani, Zvicër, Francë, Shqipëri e Kosovë me para të fondit Vendlindja Thërret kur dhëndri serb Denjear Arnaudi (Shërbimi Sekret Francez) DGSE, shef i Hashim Thaçit e Kadri Veselit, i dërgoi (gjoja fshehurazi) në Kosovë për ta marrë kontrollin e UÇK-së”, thotë Miftari.

Miftari thotë se pas luftës Luli i SHIK-ut u shndërrua brenda natës në politikan dhe bleu një shtëpi të një gjenerali serb në qendër të Prishtinës.

“Pas luftës, pos që në hije punonin e donin ta ndanin menjëherë Mitrovicën e Kosovën, sipas urdhrave të marra nga DGSE franceze ndërroi emrin nga mister Luli i SHIK-ut, dhe brenda natës u shndërrua në politikan me kravatë, dhe hanin vetëm kallamari ku për nje drekë paguanin mijëra euro. Pra nga një ish azilant, punëtor krahu në fermat e lopëve në Zvicrën franceze dhe menjëherë pas luftës, me marrëveshje, bleu shtëpinë-pallat të një gjenerali serb në qendër të Prishtinës, ndërsa zëvendësi i tij bleu banesën milionëshe të Rrahman Morinës nga Buba Morina”, potencon tutje ai.

Miftari tutje flet për jetën e tij të vështirë pas kthimit nga Gjermania.

“Ndërsa, unë për veti, gjithmonë i sinqertë, e lash Gjermaninë dhe në prill 1998 u ktheva në luftë, vullnetar i UÇK-së. Para lufte isha fukara, pas lufte edhe më fukara. Shtëpisë sonë të përbashkët, të blerë nga prindërit në vitin 1969 në Prishtinë, pas luftës mezi arrita t’ia ndërroj dy dritare të “Lesnes”, dhe ato, me pagesë në tri rata, nga rroga ime e policit të Kosovës ku punoja... kurse, Hashimat, Kadriat, Osmanat-UDB-së, Sheremetat, Draganat na përjashtuan nga policia e Kosovës se isha pengesë e aktiviteteve të spiunimit të DGSE-s, UDB-së e SHIK-ut që vepronin në Kosovë e kundër Kosovës”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat