Zbulohet ‘loja’ e Serbisë, në këtë mënyrë po mundohet të destabilizojë sigurinë në rajon - ky shtet po e ndihmon!

Politika

Zbulohet ‘loja’ e Serbisë, në këtë mënyrë po mundohet të destabilizojë sigurinë në rajon - ky shtet po e ndihmon!

Nga: M.Haziri Më: 18 maj 2024 Në ora: 22:05
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Situata në vend po vazhdon të ketë zhvillime të mëdha, të përcjellura me takime dhe deklarata të shumta.

E në lidhje me këto ngjarje në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur anëtarja më e re në NISMA, Xhevahire Izmaku.

Ajo u shpreh se vendi ynë nuk është në një situatë shumë të favorshme politike duke përmendur këtu një moszbatim të marrëveshjeve me Serbinë.

Aktualisht vendi ynë gjendet në një situatë aspak të favorshme politike.

Jemi larg marrëveshjes me Serbinë për njohje të dyanshme, nuk e kemi një gjendje stabile ekonomike, nuk e patëm asnjë njohje në të tërë këtë mandat qeverisës”, u shpreh ajo.

Image
Xhevahire Izmaku

Ndërsa në veçanti për raportin me Serbinë, ajo thotë që e njejta po mundohet ta mbajë raportet e duhura me Perëndimin, por që me Rusinë po mundohet të destabilizoj rajonin dhe Evropën.

Realisht, një proces dialogu që ishte një dialog me tentativë të shkoj në drejtim të njohjes së Kosovës, sot ka devijuar në tërësi.Edhe ndikimi ndërkombëtarë ende ‘po duket me shpresë nga ana e politikës serbe.Serbia hanë me dy lugë ende, knej duke mbajtur peng përpjekjet perëndimore për ta marrë me vete Serbinë, andej duke koketuar dhe punuar me Rusinë, si një faktor destabilizimi në Evropë dhe në mbarë kontinentin”, përfundoi anëtarja Izmaku për “Bota sot”.

Kujtojmë që Kosova edhe zyrtarisht mbeti jashtë KiE-së, edhe pse dy fazat e para për anëtarësim i kaloi.

Ky përjashtim u komentua mjaftë shumë në arenën vendore duke mos e arsyetuar aspak këtë vendim të Këshillit të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat