“Komplot ndaj Kosovës”, reagon profesori pas refuzimit në KiE

Politika

“Komplot ndaj Kosovës”, reagon profesori pas refuzimit në KiE

Nga: A.SH Më: 19 maj 2024 Në ora: 08:00
Foto ilustrim

Përfundimisht Kosova nuk arriti të bëhet anëtare në KiE. Franca, Gjermania dhe Italia ishin shtetet më të zëshme që kushtëzuan Kosovën me themelimin e Asociacionit.

Profesori Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, të gjithë situatën që ndodhi në Kosovë e quan komplot ndërkombëtarë.

Sipas tij, emisarët e BE-së dhe SHBA-së nuk e kanë kritikuar fare Serbinë duke hedhur gurë vetëm mbi qeverinë e Kosovës kur kjo e fundit merr vendime në zbatim të ligjit në terrorin e saj.

Madje, ai akuzon ndërkombëtarët se se po e përkrahin Vuçiqin.

“Kjo se çka po i ndodhë Kosovë në vazhdimësi por edhe kjo se çfarë ndodhi më refuzimin e saj në KiE është komplot ndërkombëtar, duke i mbrojtë Serbinë kriminale dhe gjenocidale.

Që sa vite përmes formave të ndryshme dhe presionet ndaj Kosovës se gjoja ajo është fajtore për çdo gjë që po ndodhë në Veriun e Kosovës, kur dihet se Serbia është fajtore për çdo gjë qe po ndodhë në veri duke manipuluar me serbët që vazhdimisht shkaktojnë atje eksese, bile edhe duke i ndërsyer ata të shkaktojnë sulme terroriste siç është rasti në Banjska.

Dhe përkundrejt të gjitha këtyre turmbulencave kriminele të Serbisë bashkësia ndërkombëtare nuk reagon fuqishëm, nuk e dënon por vazhdon të përkëdhel edhe më tutje.

Nga ana tjetër emisarët e ndërkombëtar si: Borell, Lajçak, Hill e në veçanti Escobar, në raportet e tyre hedhin gurë vetëm në qeverinë e Kosovës gjithëherë kur ajo tenton të zbaton dhe shtrijë ligjet dhe sovranitetin pa pëlqimin e tyre, sipas tyre sepse Kosova gjoja nuk paska të drejtë të ndërmerr asgjë pa i pyetur, kurse Serbia i rrah ata më huj gardhi, ua then këmbët e ata të gjorët nuk bëjnë zë por vazhdojnë të ledhatojnë Vuçiqin dhe i përkulën ndaj tij sikur ai të ishte një Mesia e jo që është një kriminel lufte.

Deri kur do të zgjas ky kalvar komplot i ndërkombëtarve ndaj Kosovës dhe duke e përkrah Vuçiqi, anipse si BE/SHBA qysh tash e din fortë mirë se Serbia tani më është rreshtuar kah gjaku i vet sllav por edhe nga Kina ku lideri i saj këto ditë e vizitoi Serbinë, këtë e tregon edhe fakti i formimit të qeverisë serbe me pro rus brenda e me non grata nga SHBA”, shprehet ai.

Maxharraj iu bënë thirrje ndërkombëtarëve që të gjejnë rrugën sepse sipas tij ata kanë humbur rrugën në raport me Kosovën.

“Së fundi është koha që të kthjellohen ndërkombëtaret se e kanë humbur rrugën duke e përkëdhelë dhe ledhatuar Serbinë e Vuçiqit kriminel, sepse tani fortë e fuqishëm është rreshtuar kah Rusia dhe se është një servil i Putinit i porositur që të bëjë çdo gjë në Ballkanin Perëndimor të krijojë turbullira për të cilat ndërkombëtarët nuk po reagojnë nuk po e qajnë kokën por më vonë Vuçiq do të bënë aso veprimesh sa që BE/SHBA do t'a kapin kokën. Por atëherë është shumë vonë.

Pra, ju ndërkombëtar ndaluni së degraduari Kosovën për shkak të Serbisë, kthjelluni, merrni frymë thellë. Largohuni nga dreqi serb sa është herët”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat