Zërat për përçarje mes Kurtit e Osmanit, zbardhen prapaskenat e ‘letrës së famshme’: Janë shqetësuar për…!

Politika

Zërat për përçarje mes Kurtit e Osmanit, zbardhen prapaskenat e ‘letrës së famshme’: Janë shqetësuar për…!

Nga: A.M. Më: 19 maj 2024 Në ora: 14:04
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Komiteti i Ministrave i KiE-së nuk e hodhi në votim kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë gjatë një takimi të premten në mëngjes.

Pavarësisht faktit, që qeveria jonë ia ka dërguar një letër Këshillit të Evropës për ta njoftuar se Kosova do ta përgatisë draft-statutin për Asociacionin, dhe se pret nga ai ta pranojë Kosovën si anëtaren më të re këtë javë.

Mirëpo për këtë letër, duket se Qeveria nuk u konsultua as me presidenten Osmani.

Kështu tha, këshilltari i presidentes, Bekim Kupina, derisa shtoi se Osmani "nuk e përkrah këtë letër".

“Presidentja Osmani përkrah vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës... Kjo letër nuk është e tillë”, tha Kupina.

E kjo gjë, nxiti dyshime në publik për një përçarje të mundshme mes Osmanit e Kurtit.

E në lidhje me këtë temë, në një prononcime për “Bota sot” foli opinionisti Dedë Preqi.

Së pari, ai u shpreh se ekzistojnë veprimët nga brenda dhe jashtë për të përçarë Kurtin dhe Osmani.

Sipas tij, letra e Gërvallës nuk përmban diçka të re, përveç zotimeve të mëhershme të krerëve të Kosovës.

Image
Dedë Preqi.

“Nuk qarkullojnë aq thjeshtë orvatjet dhe veprimet nga anët e ndryshme nga brenda e nga jashta për të përçarë dhe shantazhuar presidenten e Kosovës, z. Vjosa Osmani, dhe kryeministrin e Kosovës, z.Albin Kurti, dhe përveç kësaj, në rastin e fundi ndodhi një befasi, të cilën do ta quanim «pabesi», nëse do ta tradhtojnë njëri-tjetrin.

Letra e ministres së Jashtme të Rpublikës së Kosovës, z.Donika Gërvalla, dërguar Këshillit Evropian, nuk përmban asgjë tjetër, vetëm zotimin nga Qeveria e krerëve të Kosovës, që do të përgatisin një draft-statut për Asociacionin e komunave serbe.

Ky draft-statut, në kuadër të zotimeve të krerëve shtetëror të Kosovës, duke përfshirë presidenten, kryeministrin, kryekuvendarin dhe ministren e Jashtme të Kosovës, do përgatitet si një mekanizëm i një vetëmenaxhimi, që do t’i plotësonte nevojat e komunitetit serb, dhe njëkohësisht i cili duhet të respektojë kushtet dhe ligjet e shtetit të Kosovës”, deklaroi opinionisti.

Krahas kësaj Preqi potencoi se pavarësisht letrës së dërguar dhe kushteve shtesë që po vendosen ndaj shtetit tonë, gjasat që Kosova të anëtarësohet në KiE janë të zbehta.

“Kosova, në bazë të kësaj letre drejtuar Këshillit të Evropës, ia bënë të qartë se, i përmbush obligimet apo detyrimet e veta, edhe pse i janë dhënë kushte shtesë, të cilat nuk i kanë pasë vendet tjera, por po shihet qartë dhe direkt, se gjasat e përfshirjes së Kosovës, në këtë organizatë janë të zbehta, pavarësisht se reagimi i presidencës është i akorduar apo jo në momentet e fundit të letres së dërguar nga ministrja Gërvalla.

Nuk e dimë saktësisht se çfarë është duke u zhvilluar në momentet e fundit në Këshillin e Evropës, por, duke e pranuar ose duke e hedhur poshtë pranimin e Kosovës në këtë organizatë shumë të rëndësishme për vendin tonë, ne si Kosovë, qëndrojmë të gatshëm dhe të drejtpërdrejtë për të shprehur qëndrimet tona, të cilat na i obligon ligji dhe Kushtetuta e këtij vendi".

Ndër të tjera, opinionisti vlerësoi se Kosova nuk është fajtore që e humbi shansën të anëtarësohet në KiE, po janë ndërkombëtarët fajtorë për vendosjen e kushteve të paarsyeshme dhe të diktuara nga Serbia.

Derisa, për ‘përçarjen’ mes Kurtit e Osmanit, tha se nuk ekziston një gjë e tillë dhe është vetëm një iluzion.

“Njohja e asaj që mund të ndodh, që Kosova, e ka humbur shansën këtë herë të pranohet në Këshillin e Evropës, nuk është për fajin e saj, e cila po kushtëzohet të plotësojë kushte të pa justifikueshme dhe kushte të cilat janë të diktuara nga vetë Serbia, për ta neglizhuar dhe penguar inkuadrimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Për gjithë ata që në një mënyrë janë shqetësuar për një lloj çarje apo përçarje në mes presidentes së Kosovës, z.Vjosa Osmani dhe kryeministrit z.Albin Kurti, vihen përpara një opsioni iluzionar ose të sillen si romantik, duke ëndrruar një përçarje të tillë, sepse në realitet nuk mund të ekziston në mesin e tyre, duke qenë në një marrëdhënie të shkëlqyer sikur në të kaluarën”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat