Mospranimi i Kosovës në KiE, profesori tregon arsyen pse ndodhi kjo: Nëse jo sot, bëhet nesër!

Politika

Mospranimi i Kosovës në KiE, profesori tregon arsyen pse ndodhi kjo: Nëse jo sot, bëhet nesër!

Nga: N. Sh. Më: 20 maj 2024 Në ora: 16:45
Ilustrim

Profesori dhe analisti politik, Binak Maxharraj ka reaguar ndaj ndërkombëtarëve për mosanëtarësimin e Kosovës në KiE.

Ai thotë se, Kosova u hoq nga agjenda e Komitetit për punë të jashtme të KiE, për shkak të futjes së Asociacionit si kusht.

Profesori pohon se, Kosova është tani këtu me Asociacionin si barrë të rëndë si një thikë pas shpine që në vitin 2013 dhe 2015 ia futën vetë liderët e Kosovës, duke ia lanë si kopil para derës qeverisë së Kurtit që të merret me të, duke shtuar se ata nuk e patën as guximin e as kurajon që të merren me të.

“Pse u morën me futjën e Asociacionit në marrëveshjen e 2013 kur për këtë nuk i nguti askush dhe të cilin mund ta refuzonin lirshëm sepse atëherë ishte vetem si kërkesë e Serbisë. Por këtë nuk e bënë, kurse Kosova që 12 vite po ballafaqohet me ferrin e qujatur Asociacion ku i kanë renë mbi shpinë shumë emisar pro serb si: Borell, Lajçak, Grenell e sidomos me i zeshmi është Escobar”, thotë ai.

Maxharraj thekson se, nuk ka dilema që tash 12 vite Asociacioni është bërë mollë sherri midis Kosoves dhe Serbisë.

“Deri më tani janë afruar disa Asociacione për serbët një etnik të gjitha të njëanshme të mbushura me kompetenca jashtë kushtetuese që e demtojnë shtetndërtimin e Kosovës. Mu për këtë arsye qeveria e Kosovës ka hezituar që ta themeloj sepse të gjitha këto asociacine e dëmtojnë sovranitetin e Kosovës, por për Serbinë dhe bashkësinë ndërkombëtare, e sidomos për emisarët pro serb në dialog qenka njësojë se me çfarë kompetenca punon ky asociacion. E sipas mendimit tim Asociacioni është një thikë me dy teha, ështe atakt në sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, ngase Serbisë nuk i ka mbetë deri te pozita sociale e serbe ata i ka vetëm për manipulim për interesa më të medha të Serbisë siç është territori veriu i Kosovës të cilin tenton ta marr qoftë edhe me dhunë, ose me luftë”, potencon ai.

Sipas tij, kjo u tentu edhe me 25 shtator 2023 kur Serbia përmes kriminelëve dhe bandave kriminale e sulmuan Kosovën por dështoi, e tani të njëjtin po tentojnë përsëri me urdhin e qeverisë serbe në vend se të arrestohet.

“Prandaj, presioni edhe i ndërkombëtarëve që t’i bashkohet Serbisë për pengimin e Kosovës që të anëtarësohet në organizmat ndërkombëtarë siç është KiE është i papranushëm, aq më shumë kur Asociacioni nuk ka lidhje me kriteret për pranim në KiE, por i takon dialogut që hala po vazhdon që 12 vite pa ndonjë sukses. Kosova, Asociacionin nuk duhet të kalojë edhe me kushtin qe të mos pranohet në KiE, nëse jo sot, bëhet nesër, kurse Asociacioni është thikë pas shpine për Kosovë e cila ngadal depërton deri në zemrën e saj”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat