Paralajmërohet një ndryshim në raport me Serbinë, opinionistja nga Gjermania tregon se çka fshihet pas presionit ndaj Kurtit!

Politika

Paralajmërohet një ndryshim në raport me Serbinë, opinionistja nga Gjermania tregon se çka fshihet pas presionit ndaj Kurtit!

Nga: A.M. Më: 21 maj 2024 Në ora: 14:01
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Opinionistja nga Gjermania, Vjollca Hajdari në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli në lidhje me raportet e tensionuara Kosovë-Serbi dhe presionin e ndërkombëtarëve ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Fillimisht, ajo tha se ndërkombëtarë po kanë dy qasje të ndryshme në raport me palët, për Serbinë po i ‘mbyllin sytë’, kurse për Kosovën po e rritin ‘dozën’ e presionit.

“Ekzistojnë dy lloj përpjekjesh të ndërkombëtarëve me karakter asimetrik karshi Kosovës dhe Serbisë. Në njërën anë ndërkombëtarët mbyllin sytë dhe injorojnë bllokadat që i bën Serbia. Në anën tjetër ata ushtrojnë më shumë presion ndaj Kosovës dhe e kushtëzojnë atë me masa ndëshkuese, po nuk iu bind kërkesave të tyre. Përderisa ndërkombëtaret po e rrisin presionin ndaj Kosovës, ata përkëdhelin Serbinë dhe e tolerojnë qasjen e saj drejt Rusisë, Kinës dhe shteteve autokratike”, deklaroi opinionistja.

Image
Opinionistja nga Gjermania, Vjollca Hajdari

Gjithashtu, Hajdari komentoi edhe takimet e Kurtit në Gjermani, me zyrtarë të lartë, përfshirë ministren e jashtme gjermane.

Sipas saj, as pas këtyre takimeve nuk mund të priten ndryshime rrënjësore, derisa tregoi edde një ndryshim që mund të ndodhë në raport me Sebrinë.

“Temat kyçe, të cilat edhe janë publikuar kanë qenë, marrëdhëniet dypalëshe, reformat demokratike, integrimi evropian i Kosovës, respektivisht anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe energjia.

Ndërsa, zyrtarizimi i asociacionit me shumicë serbe dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, janë tema, të cilat tanimë veçse janë konfirmuar edhe nga qeveria gjermane.

Fatkeqësisht nuk priten ndryshime rrënjësore për momentin. Do të priten ca ndryshime të vogla, më shumë në drejtim të energjisë dhe mikroekonomisë e ca subvencioneve, por në planin e zyrtarizmit të Asociacionit të Komunave Serbe pritet që të rriten kërkesat dhe të intensifikohet procesi. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të shtyhet dhe druaj që Kosovën do e përcjellë akoma faza e ngërçit. Ndryshimet mund të them që priten në të mirë të Serbisë por jo të Kosovës. Një ndryshim që ndoshta do të ndodhë në raport me Serbinë, do të jetë presioni për të njohur de fakto pavarësinë e Kosovës”, përfundoi Vjollca Hajdari për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat