Kosova përball retorikës kërcënuese të Serbisë dhe sfidës së bashkëpunimit me ndërkombëtarët e “njëanshëm”, analisti ka një mesazh

Politika

Kosova përball retorikës kërcënuese të Serbisë dhe sfidës së bashkëpunimit me ndërkombëtarët e “njëanshëm”, analisti ka një mesazh

Nga: A.SH Më: 21 maj 2024 Në ora: 19:55
Aleksander Vuçiq

Të gjitha veprimet e Kosovës, ndërkombëtarëve po iu duken se nuk janë në koordinim me ata si partnerë.

Nga ana tjetër Serbia vazhdon retorikën e saj kërcënuese dhe e “lufton” shtetin e Kosovës kudo ku i jepet rasti.

Analisti Milazim Maraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur mbi këtë çështje duke thënë se Serbia nuk mund ta sulmojë me ushtri Kosovën, por vetëm të mbajë gjendjen e tensionuar. Ai shton, se për Serbinë gjuha e qartë ishte ajo e presidentit amerikan Bill Klinton, e cila edhe dha rezultat.

“Serbia nuk ka kaçik të sulmoj me ushtri në Kosovë, por mbanë gjendjen e tensionuar sipas rekomandimit rus. Kjo është më së shumti çka mund të bëjë për shefin e saj Putin. Bota demokratike po mundohet ta mësoj Serbinë për të respektuar rregullat demokratike. Kjo është një humbje kohe tani e 24 vite më parë. Mos heqja dorë për të vazhduar këtë kurs politik me Serbinë nuk po jep rezultate. Rezultat ka dhënë gjuha e çartë e Presidentit të SHBA Bill Klinton. Deri sa Serbia lutej për dialog dhe zgjedhje demokratike të çështjes së Kosovës, ajo vazhdonte me gjenocid, vrasje, helmime masive më helme të ndaluara më konventa ndërkombëtare, vrasja dhe dhunime të pandërprera në Kosovë. Shpërngulje të vazhdueshme dhe masakra.

Derisa sa po vazhdonte dialogu shteti kriminel serb vazhdonte më forma presioni dhe gjenocid ndaj popullatës civile. Presidenti Klinton pas shumë lutjeve orvatjeve vendosi të shpëtojë shqiptarët nga zhdukja, që kishte filluar Sllobodan Millosheviq. Gjuhën që transmetohej nga NATO- Serbia e kuptoj shpejt vetëm pas 65 ditësh. Serbia vetëm më gjuhën e forcës pranoj dialogun që tani i bënë bisht dhe tallet me BE dhe SHBA: Posaçërisht për Vulinin i cili njihet si protagonist kyçur në krime, vrasje të serbëve të padëgjueshëm dhe korrupsion e njeh vetëm këtë gjuhë”, shprehet ai.

Tutje ai thotë, se Serbia nuk e do dialogun me vet faktin se edhe në krye të saj është është klika që bëri gjenocid. Madje ai thotë se Serbia është në rrugë të gabuar, sepse ajo nuk do paqe, duke bashkëpunuar me Rusinë e Kinën.

Tani që 24 vite kërkesat për dialog të mirëfilltë, për fqinjësi të mirë më shqiptarët kjo nuk i do. Klika e që bëri gjenocid në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci vazhdoj të mbetët në pushtet. Bashkëpunimi me Rusinë për Botën Ruse dhe tani edhe me Kinën, vazhdojë dhe po vazhdon edhe sot. Ardhja e klikës mafioze dhe kriminale serbe në zgjedhjet e fundit në Serbi janë treguesit më të çartë, se Serbia nuk është në këtë gadishull për të zhvilluar demokraci dhe marrëdhënie të mira më fqinjët; por një instrument rus që pretendon Botën Ruse në Kontinentin e Evropës. Zgjedhja në maje të piramidës shtetërore të kriminelëve të sanksionuar nga SHBA tregon çartë këtë orientim. Madje kjo është tregues i çartë kush e kontrollon shtetin serb”, thotë tutje Maraj.

Tutje, ai flet edhe për vizitën e Edi Ramës në Athinë dhe kërcënimin e Vulinit se “Shqipërinë e madhe” e ndanë “bota serbe”, duke thënë se vizita e Ramës nuk kishte të funksion kombëtarë.

Ai thotë se Vulini ftoi popullin grek që të vihen në vijë me serbët kundër shqiptarëve.

“Vizita e kryeministrit shqiptarë në Greqi nuk kishte ndonjë funksion kombëtarë. Ajo më shumë i duhej Edi Ramës për të treguar gjoja një kujdes për këta emigrantët e vet. Kjo nuk ishte as përkujdesje nga se përkujdesja për këta do të ishte krijimi i kushteve për kthimin e tyre në Shqipëri dhe jo për të i vizituar sepse e kishte marrë malli. Përkulja dhe puthjet që u dërgonte emigrantëve nga platoja, ishin qesharake. Por reagimi i kriminelit serb Vulin ishte alergjia ndaj ngjyrës kuq e zi dhe pritja që ju bë atij nga shqiptarët në Greqi, prite kjo që nuk mund të organizohet në Tiranë. Vulin fton Greqinë dhe popullin grek të vihen në vijë kundër shqiptarëve që po rrezikuakan Evropën më formimin e “Shqipërisë së Madhe” deri sa pretendon formimin e Serbisë së Madhe që është në fakt Bota Ruse. Serbia pretendon në Selanikun. Kërkesa për kthim të Greqisë në të kaluarën nuk duken më shpresë që pret Serbia.

MEPJ e Shqipërisë, në vend që të dërgoj notë kundër këtij deklarim të zv. Kryeministrit serb, kërkon shpjegim. Çfarë shpjegimi Vulin ishte mjaftë i qartë. Kjo tregon sa thellë ka shkuar Serbia në politikën e Shqipërisë, kontrollon edhe takimin e Kryeministrit shqiptarë më emigrantet e Shqipërisë në Greqi. Ndërsa MEPJ të Shqipërisë sillet si fajtore dhe kërkon sqarime?! Vulin kërkon që edhe prezantimin e shqiptarëve në Athinë ta ndal Greqia. Këta ishin “vëllezërit serb” më të cilët puthet Edi Rama. Kjo vizitë e “përmallshme” e Ramës nuk e zbutë vizitën e tij në Francë dhe efektin e saj kundër pranimit të Kosovës në KE.

Ekspertet e sigurisë tregojnë për mundësinë që ndonjë sulmi serb në Kosovës nga Serbia. Kjo është gjithmonë e mundshme, por rasti në Banjska është një mësim i mirë për Serbinë dhe nuk besoj që do të provonte edhe ndonjë herë në këtë mënyrë. Sulmet mund të jenë në formë të luftë speciale, me tentim helmimi apo mbajtje të një situate të pasigurisë në Kosovë. Këtë do ta bënte për ndonjë inskenim sikur rasti më të ashtuquajturit “ pelegrin” në Manastirin e Banjskës, mund të behët ku serbet do të ishin viktima të ndonjë eksperimenti të projekteve kriminale serbe dhe ruse, për të përfituar përkrahjen e botës demokratike, duke nxjerr shqiptarët si terrorist, e kriminel. Për këtë serbet në Kosovë duhet të jenë shumë bashkëpunues më organet e sigurisë në Kosovë. Për ndonjë sulm me ushtri serbe nuk ka potencial. KFOR-i është në Kosovë dhe lufta më NATO-s do të ishte përfundimtare për ndikimin rus në Evropë.

FSK dhe policia e Kosovës nuk kanë qenë ndonjë herë më të përgatitura për mbrojtje. Serbia më shqiptarët nuk ka provuar asnjë herë luftë të armatosur. Gjithmonë ka sulmuar familje të pa armatosura. Lufta në Koshare ka qenë një mësim i mirë për Serbinë. Kosova tani nuk është pa armë. Kryeministri i Kosovës duhet të gjejë rrugën e bashkëpunimit me subjektet politike në Kosovë. Kjo është garanci për sigurinë në vend”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat