“Toka e Manastirit të Deçanit nuk mjaftoi”/ A u mashtrua edhe një herë Kosova?

Politika

“Toka e Manastirit të Deçanit nuk mjaftoi”/ A u mashtrua edhe një herë Kosova?

Nga: P.R Më: 22 maj 2024 Në ora: 12:00
Manastiri i Deçanit

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se Kosova u mashtrua edhe njëherë nga Bashkimi Evropian lidhur me pranimin në Këshillin e Evropës.

“Në fakt, pas mos përfshirjes së Kosovës në procesin për pranim në KiE, përkundër organizimit nga Qeveria jonë, të zgjedhjeve në veri, të kërkuara nga vet BE, ku megjithëse rezultatet e votimit dëshmuan që vet minoritarët serb, nuk ishin të interesuar për t’i shkarkuar kryetarët shqiptarë, Kosova nga ana e saj, ka përmbushur tërësisht obligimin ligjor ndaj qytetarëve të vet dhe realizuar në plotëni, përgjegjësinë e marrë nga dakordimi me Bashkimin Evropian, për shtensionimin e situatës në veri të vendit tonë, ndaj pas mos pranimit në KiE, Kosovës do duhej që të paktën, ti hiqeshin masat e vendosura padrejtësisht nga BE, për shkak të përshkallëzimit të gjendjes në veri, nga Serbia, në mënyrë që të krijohej sado pak shpresë edhe për trajtimin e drejtë të vendit tonë, si dhe të shihej një fije sado e hollë sinqeriteti edhe në fytyrën mashtruese të BE-së, ndaj Kosovës, mashtrime që janë përsëritur disa herë, dhe për gjithë këto vite dialogimi, kanë zhgënjyer keq popullin dhe shtetin tonë të ri!”, shprehet Qarri.

“Madje pas mashtrimeve që Kosova ta miratonte demarkacionin me Malin e Zi, i cili mori mese 80 vota, në Kuvend, duke ia kaluar këtij shteti xhuxh edhe zyrtarisht, 8300 hektar tokë autoktone të Kosovës, si kusht për liberalizimin e vizave, por që të gjithë jemi dëshmitar se edhe pas miratimit të demarkacionit në Kuvend dhe faljes edhe me marrëveshje të detyrueshme ndërkombëtare të 8300 hektarëve tokë të vendit tonë, shtetit xhuxh të Malit të Zi, qytetarët dhe shteti i Kosovës, u mashtruan rëndë dhe u dashtë të prisnin serish edhe për gati 6 vite tjera, deri në fillim të këtij viti, për liberalizimin e vizave”, shton Qarri.

Image
Gani Qarri

Sipas tij, Kosova edhe pse plotësoi kushtin për anëtarësim në Këshill të Evropës, ajo u kushtëzua edhe njëherë rëndë, duke mos mjaftuar toka që iu dha Manastirit të Deçanit.

“Kosova, u kushtëzua dhe mashtrua fatkeqësisht rëndë edhe në votimin e parë të Asamblesë së Këshillit të Evropës, e cila megjithëse aprovoi kalimin e 40 hektarëve tokë, manastirit të Deçanit, as që mjaftoi ky kusht, por për përfshirjen në votimin përfundimtar, u kushtëzua përsëri madje edhe shumë më keq, kur BE dhe SHBA barrikaduan avancimin e Kosovës, tani me pengesë politike, si asociacioni, që nuk ka të bëjë fare me një organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut, si Këshilli i Evropës, duke mos përfshirë Kosovën fare as në rend të ditës për votim!”, thekson Qarri.

Ai thotë se edhe po të dërgohej Asociacioni në Gjykatën Kushtetuese, Kosova nuk do të pranohej në Këshill të Evropës.

“Andaj me plot të drejtë, dyshohej dhe kishte gjasa tejet reale, se edhe po të dërgohej asociacioni në Gjykatën Kushtetuese, takimi në KiE, mund të manipulohej, në atë mënyrë, që të dështonte votimi me mungesë të votave të mjaftueshme, me arsyetimin e ndonjë apo edhe të një grupi shtetesh të koordinuara kundër vendit tonë, se anëtarësimi i Kosovës, duhet të ndodhë vetëm pas formimit të asociacionit, akt me të cilin do të përjetonim një dështim edhe më të sikletshëm, siç jemi mësuar tanimë ti përjetojmë live kalkulimet mashtruese të BE-së, kur kemi parasysh faktin se presidenti kriminel serb Vuçiq, pas takimit të tij dhe Edvin Kristaq Ramës me presidentin francez Makron, deklaronte publikisht se pranimi i Kosovës në KiE do të shtyhet, për më vonë”.

“Kështu që Kosova, nisur nga vet përvoja e hidhur me mashtrimet e vazhdueshme të BE-së, në kurriz të vendit tonë, kur dihet mirëfilli nga të gjithë ne, se me krejt sakrificat e njëpasnjëshme politike, e dëmtimet e rënda tokësore, si te rasti i Manastirit të Deçanit, si dhe humbjet e pa-kompenzueshme territoriale si falja e 8300 hektarëve Malit të Zi, me aprovimin e demarkacionit, miratimi i të cilave, përkundër mosmbajtjes së premtimeve nga ana e BE-së, nuk u provua asnjëherë të vetme, që të shfuqizohej dhe tërhiqej prapa, tani është e detyruar, të tregohet jashtëzakonisht e kujdesshme, veçanërisht me asociacionin një etnik serb”, deklaron më tej Qarri.

Për fund, Qarri jep edhe një paralajmërim të keq për Kosovën, në rast se formohet Asociacioni i Komunave serbe.

“Kjo edhe për faktin e ditur, sepse vet BE dhe Fuqitë e Mëdha perëndimore, parimisht vendin tonë, e kanë përcaktuar si shtet multietnik, megjithëse Kosova banohet nga më tepër se 93% me shqiptar, andaj po u formua njëherë, edhe asociacioni një etnik serb, kësaj radhe mund të sakrifikohet edhe shteti i Kosovës, ngase ashtu siç jemi mësuar, edhe po nuk i mbajti BE dhe Perëndimi premtimet e dhëna, Kosova më kurrë nuk mund ta shfuqizojë asociacionin, përkundrazi, me insistimin e Serbisë, Rusisë e Kinës, por edhe mbështetjen e po kësaj BE-je, asociacioni mund të kthehet në gangrenë të pashërueshme për Kosovën dhe motivoi Serbinë edhe më tepër, për gllabërimin me forcë të tokave tona, të hartëzuara si toka të "asociacionit" dhe t`ia bashkoi ato Serbisë së madhe, apo "botës serbe", siç po quhet nga i kandidati famoz në "Listën e Zezë" të SHBA-ve, Aleksander Vulin dhe kriminelët tjerë serb, që janë bashkuar në luftën ultranacionaliste për formimin e Serbisë së madhe”, përfundon analisti Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat