Pyet profesori: Si është e mundur çdo veprim i kryeministrit Kurtit, që mbron kushtetutën e Kosovës të kritikohet e qortohet?

Politika

Pyet profesori: Si është e mundur çdo veprim i kryeministrit Kurtit, që mbron kushtetutën e Kosovës të kritikohet e qortohet?

Nga: A.SH Më: 22 maj 2024 Në ora: 16:58
Policia e Kosovës mbyll një institucion financiar serb në Mitrovicë të Veriut. 20 maj 2024.

Ndërkombëtarët kanë reaguar pas aksionit të shtetit të Kosovës në veri.

Madje ata janë ndarë të zhgënjyer për një veprim të tillë.

Nga Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) kanë thënë se "I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që t'i kthehet angazhimit konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si kanali i duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të adresojë nevojat themelore të të gjithë qytetarëve të saj - duke përfshirë ato të minoritetit serb - të ndikuara negativisht nga ndryshimet e fundit në rregulloren për monedhat".

Edhe nga BE kanë reaguar për këtë aksion, duke e cilësuar atë si përshkallëzues dhe të njëanshëm.

“Operacionet e së hënës dëshmojnë edhe një herë se autoritetet e Kosovës u japin prioritet veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara më shumë sesa bashkëpunimit me miqtë dhe aleatët në terren”, thuhet në komunikatën e BE-së.

Kurse, sot Franca shprehu shqetësime me aksionin e fundit të kryer nga Policia e Kosovës në katër komunat në veri, duke thënë se këto “veprime të njëanshme kontribuojnë në përshkallëzimin e tensioneve”.

Profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot”, ka ngritur pyetje duke thënë se si është e mundur që çdo veprim e Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti të kritikohet dhe qortohet duke e mbrojtur kushtetutën e Kosovës.

“Dita ditës qytetarët së bashku me qeverinë e Kosovës janë duke e humbur besimin ndaj BE-së e SHBA-të që në njërën anë reklamojnë "paqe" vetëm me fjalë, kurse në anën tjetër nxisin Serbinë gjenocidiale për një luftë të re në Kosovë me pasoja të paparashikueshme. Si është e mundur çdo veprim i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që mbron kushtetutën e Kosovës të kritikohet e qortohet vetëm pse policia ka bllokuar veprimet korruptive të Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri duke konfiskuar shuma të mëdha parash 1.6 milionë euro dhe mbi 74 milionë dinarë (638 mije euro). Me këto shuma parash Serbia të këndellet me sulme të reja terroriste në veri. Përkundrazi policia e Kosovës me operacionin ndaj kësaj banke serbe ka rehatuar qytetarët dhe kushtetutën e saj nga rreziqet e mundshme serbe, jo si thonë amerikanët e evropianet s'e ky operacion policor "përshkallëzon tensionet”, dhe është "kundër frymës së normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.", thotë ai.

Ai pyet SHBA-në dhe BE-së, se pse janë të dashuruar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit?

Ai shton, se SHBA dhe BE nuk kanë asnjë arsye për shqetësim sepse Kosova po stabilizohet nga paratë e fshehura armiqësor serbe që lëvizin jashtë kushtetutës së Kosovës.

“Sinqerisht pyesim Departamentin Amerikan dhe BE-në, pse veprojnë kundër Kurtit që nuk bën më tej përveç që mbron kushtetutën e shtetit të tij, Kosovën?, pse SHBA-të dhe BE-ja janë të dashuruar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, i cili çdo ditë fajëson e kërcënon kryeministrin e ndershëm e të guximshëm të Kosovës, Albin Kurtin, që është për paqe e dialog me Serbinë?

Reagimi i Departamentit amerikan si duket për shkak parave të bankës serbe ka xhelozuar pse Kurti nuk i paskësha njoftuar për operaconin e policisë së Kosovës në veri. Në vend që të respektohet kryeministri i Kosoves Kurti, për shuarjen e bankës korruptive serbe, bankë që është jashtë kontrollit të qeverisë së Kosovës e nën direktivat e Vuçiqit për të destabilizuar veriun e Kosovës.

Nuk kanë pse të brengosen e shqetesohen SHBA-të dhe BE-ja me operacionin e policisë së Kosovës, përkundrazi stabilizohet Kosova nga paratë e fshehura armiqësorr serbe që lëvizin jashtë kushtetutës së Kosovës”, përfundon Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat