Pse u ‘zbutën’ ndërkombëtarët karshi Serbisë? Eksperti përmend terroristët e Banjskës dhe lidhjen e Vuçiqit me...!

Politika

Pse u ‘zbutën’ ndërkombëtarët karshi Serbisë? Eksperti përmend terroristët e Banjskës dhe lidhjen e Vuçiqit me...!

Nga: A.M. Më: 23 maj 2024 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Shteti serb në vazhdimësi lëshon deklarata provokuese dhe kërcënuese ndaj Kosovës.

Ku rrjedhimishit, po përflitet edhe për mundësi të tensioneve të reja, madje edhe të ndonjë konflikit.

Në këtë mes, ndërkombëtarët shpesh janë akuzuar për qëndrime të ‘buta’ ndaj Serbisë, ku nuk marrin masa sanksionuese ndaj saj, pavarësisht veprimeve të qeverisë së Beogradit.

Në lidhje me këtë çështje në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli eksperti i sigurisë, Fetah Zejnullahu.

Së pari, eksperti tha se raportet e ndërkombëtarëve me Kosovën dhe Serbinë nuk kanë qenë të njëjta, kjo për disa arsye të cilat i përmendi.

“Në e dimë historikisht që në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare, në këtë rast apo raporti i ndërkombëtarëve karshi Kosovës dhe Serbisë, zakonisht nuk është ekuivalent. Kjo, për arsye se në marrëdhëniet ndërkombëtare çdoherë rol të veçantë ka shteti që ka kapacitete qoftë në aspektin ekonomik apo në aspektin ushtarak.

Kështu që, konsideroj që ndërkombëtarët, në këtë rast institucionet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe aspektin bilateral shtet më shtet dhe aspektin trilateral apo multilateral që e kemi këtë rast, nuk kanë qenë rigoroze karshisë Serbisë’, deklaroi ai.

Sipas Zejnullahut, gjërat duhet të shikohën prej disa prespektivave, si në këtë rast raporti i shtetit serb me shtetin rus, ku kjo gjë e zbut qasjen e disa shteteve ndërkombëtare ndaj Serbisë.

“Gjërat shikohen prej shumë këndeve, përshembull ne jemi në dijeni për raportet e Serbisë me Rusinë dhe kjo realisht e zbut atë retorikën apo atë represivitetin e ndonjë shteti, qoftë edhe ndonjë organizate ndërkombëtare karshi Serbisë, për arsye se aty gërshetohen edhe interesat nacionale të shtetit në fjalë.

Po e zëmë hipotetikisht një shtet, në këtë rast Franca, që historikisht ka pasur marrëdhënie me Serbinë edhe më herët edhe ka pasur edhe me ish-Jugosllavinë”, shpjegoi eksperti.

Krahas kësaj, ai përmendi edhe lidhjet e disa shteteve me Rusinë, ku për këtë arsye nuk ‘guxojnë’ të jenë të ashpra me Serbinë.

Image
Fetah Zejnullahu.

“Gjithashtu, dihet se shumë shteteve të Bashkësisë Evropiane, pasi filloi lufta në Ukrainë, u dolën në shesh, marrëveshjet konfidenciale dhe marrëveshjet zyrtare, në fushën ekonomik, ushtarake dhe shumë fusha tjera, të cilat dëshmonin që Rusia ka pasur ndikim të madh në Evropë edhe ka pasur qasje të madhe.

Dhe, kjo realisht ishte edhe vërejtje nëse ju kujtohet e ish-presidentit Trump, ku iu drejtua disa zyrtarëve të Bashkimit Evropiane për reagimet apo veprimet karshi Rusisë, e kjo normalisht që e bën Serbinë më të fortë në aspektin ndërkombëtar.

Krahas kësaj, këto shtete, këto organizata ndërkombëtare kanë qenë si të themi të “buta” edhe kanë qenë jo të drejtpërdrejta karshi politikës apo reagimeve të Serbisë”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, eksperti i sigurisë përmendi edhe terroristët e sulmit të Banjskës që po mbrohen në Serbi, ku tha se po të ishin në ndonjë shtet tjetër, ata do ishin arrestuar.

“Paramendoni për shembull veç rastin e Banjskës, ne kemi kriminelët të cilët jetojnë lirshëm në Serbi, ata të cilët e realizuan aktin terrorist, nuk është individi i fjalë, ne po flasim për grup, në aspektin ushtarak, në nivel të kompanisë dhe ajo strukturë sot “jeton e lirë” në Serbi, ku jo vetëm që nuk ndjeket penalisht, por edhe mbrohet.

Po të ishtë ndonjë shtet tjetër në rastin në fjalë, dhe jo Serbia, unë mendoj jo që ishin arrestu ata kriminelë, por ndoshta edhe vetë shteti në fjalë do ishte penalizu në aspektin ndërkombëtar.

Mirëpo, ne e kemi situatën e tillë, ku ndikimi i Rusisë në Serbi, bënë që edhe ndërkombëtarët të jenë më të zbehtë në aspektin e reagimit ndaj Serbisë”, përfundoi Fetah Zejnullahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat