“Mirë që iku Lajҫaku, nuk na duhet as Pahori”, politologu thotë se nga ky shtet i fortë duhet të jetë ndërmjetësuesi i dialogut

Politika

“Mirë që iku Lajҫaku, nuk na duhet as Pahori”, politologu thotë se nga ky shtet i fortë duhet të jetë ndërmjetësuesi i dialogut

Nga: H.O. Më: 23 maj 2024 Në ora: 20:09
Ilustrim

Miroslav Lajҫak, përfaqësuesi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, ka bërë të ditur se do të largohet nga kjo pozitë në muajin gusht të këtij viti.

Në vendin e tij, tashmë është lakuar emri i ish Presidentit slloven, Borut Pahor. Por a është ky një lajm pozitiv për Kosovën?

Lidhur me këtë ҫështje ka folur politologu, Albinot Maloku në një intervistë për ‘Bota sot’.

Image
Albinot Maloku

Miroslav Lajcak ka raportuar se do të largohet si ndërmjetësues nga dialogu. Në vend të tij mund të jetë Borut Pahor. A do të jetë kjo pozitive për Kosovën?

“Diplomati Miroslav Lajçak nuk mbahet mend për asnjë sukses në angazhimet e tij ndërkombëtare. Kam qenë i befasuar në krye të herës se si Qeveria e shihte si alternativ atë, e pas një kohë Lajçak u bë i keqi. Mirë që po ikën diplomati Lajçak! Ndërsa Borut Pahor është një njeri që pas tij ka një karrierë të mirë, ka marrë disa vendime që kanë qenë të një rëndësie të madhe për marrëdhëniet mes Sllovenisë dhe Kroacisë, e që Kroacia pas marrëveshjes së saj për kufirin me Sllovenin eci përpara drejt BE-së”, thotë Maloku.

 Megjithatë, ai thotë se duke marrë parasysh nevojat e këtij dialogu, ndërmjetësues duhet të jetë dikush nga ndonjë shtet me peshë më të madhe brenda BE-së.

“Por bazuar në nevojat e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mendoj se ndërmjetësuesi do të duhej të ishte dikush tjetër, nga ndonjë vend tjetër me peshë më të fortë e më të madhe brenda BE-së, dhe jo dikush nga Sllovenia”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat