Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia po intensifikon bashkëpunimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin, duke paralajmëruar se ka rrezik të vërtetë për, siç tha ai, një luftë të re në rajon.
Kurti tha se në kohën kur Evropa po përjeton një luftë, duke iu referuar luftës në Ukrainë, nuk duhet të injorohet edhe një luftë më rajon.
“Tre nga katër brigadat e kombinuara të ushtrisë së Serbisë, përfshirë 48 baza operuese përreth kufirit me Kosovën, duke mos përfshirë edhe njësi të tjera të specializuara, janë të stacionuara në jug të territorit, afër kufirit me Kosovën. Kërcënimi nuk është thjesht teorik. Rreziku i një lufte të re është i vërtetë”, tha Kurti.
E këtë deklaratë të kryeministrit Kurti dhe lidhjet e Serbisë me Rusinë, Kinën e Iranin, i komenoi eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.
Ai në një prononcim për “Bota sot” analizoi lidhjen e shtetit serb me shtetet e lartpërmendura, ku tregoi se edhe ku bazohen bashkëpunimet mes tyre dhe sa përputhen interesat e tyre.
“Serbia ka një qasje në rritje ndaj Rusisë, Kinës dhe Iranit.
Vizita e Presidentit kinez në Beograd, si një nga shtetet perëndimore si Francë, Serbi dhe Hungari vende miqësore ndaj Kinës.
Bashkëpunimi midis Kinës dhe Serbisë bazohet në barazinë dhe përfitimin reciprok dhe është në përputhje me interesat afatgjata dhe themelore të të dy vendeve, deklaroi Presidenti Kinez.
Serbia ka një qeveri të re, tashmë shumë e diskutueshme për shkak të pranisë së dy anëtarëve pro-rusë të sanksionuara nga SHBA. Kabineti i Millosh Vuçeviçit, përfshiu ish-shefin e inteligjencës Aleksandar Vulin dhe pronarin e kompanisë me bazë në Rusi, Nenad Popoviç.
Politikat e saj me Iranin dhe paisja me dronë iraniane, janë politika drejt një aleance tripolare (Kina Rusia dhe Irani) që kërkojnë dhe synojnë një politikë kontrolli në Azi por dhe mundësisë që të ndërtojë politika kontrolli dhe dominimi për gjeopolitikë në Ballkan duke investuar dhe stimuluar Serbinë”, nënvizoi ai.
Gjithashtu, eksperti i sigurisë potenocoi se Serbi me politikat e saj po tregon se ka synime për Kosovën dhe dy shtetet tjera ballkanike.
Krahas kësaj, ai tha se Kurti ka gjasa se ka marrë informacione nga shërbimet e Kosovës apo shërbimet e shteteve perëndimore, në lidhje me deklaratën alarmuese mbi rrezikun e një lufte të re.
“Kjo situatë dhe politikat tolerante nga vendet e Bashkimit Europian, kanë rritur fuqinë ushtarake të Serbisë dhe politikat e saj për Serbinë e Madhe me synime Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi. Ndryshimet në Maqedoninë e Veriut dhe rritja e pritshme e forcave politike jo europiane në zgjedhjet e qershorit, stimulon politikat ofensive të Serbisë.
Z Kurti, mund të ketë informacione nga shërbimet e Kosovës dhe shërbimet e vendeve perëndimore për rreziqet e konfikteve dhe kjo është dhe arsyeja që nga SHBA po bëjnë thirrje për rritje të potencialit mbrojtës të vendeve ballkanike.
Kina është afër një sulmi për të pushtuar Tajvanin dhe Rusia manovra afër kufijve të NATO-s, janë tensione dhe paralajmërime për konflikte në front të gjerë.
Kosova ka premisa për zgjedhje të parakohshme dhe deklarat e Kurtit mund të jenë sa reale aq dhe përgatitje për rritjen e autoritetit të tij për mbështetje më të madhe nga votuesit e Kosovës”, përfundoi Fatjon Softa për “Bota sot”.