Rezoluta e OKB-së për gjenocid tmerroi Vuçiqin, Maxharraj përmend ‘emrat që u dëshpëruan’, aty edhe një shqiptar!

Politika

Rezoluta e OKB-së për gjenocid tmerroi Vuçiqin, Maxharraj përmend ‘emrat që u dëshpëruan’, aty edhe një shqiptar!

Nga: N. Sh. Më: 24 maj 2024 Në ora: 16:15
Aleksander Vuçiq

Profesori dhe analisti politik, Binak Maxharraj thotë se, Serbia e në veçanti kryetari i saj, Aleksandër Vuçiq e mori goditjën tmerruse, më të fortën në jetën e tij, pasi OKB e shpalli Serbinë si shtet gjenocidial, e njëhërit edhe vet Vuçiqin i cili ishte pjesëmarrës si ministër e përkrahës i Millosheviqit të cilët masakruan gati 10 mijë boshnjak në Srebrenicë.

Sipas tij, këtë e pat vërtetuar edhe Vuçiq i cili thoshte në vazhdimësi se ‘për një serb do të vresim 100 boshnjak’, por masakrimet gjatë këtij gjenocidi dolën edhe më të mëdha, u pushkatuan shumë më shumë,

“Serbia që gati 30 vite po tentonte t’i ikte kësaj masakre të paparë në historinë e njerëzimit, tentonte të minimizonte duke theksuar vazhdimisht se nuk ka bërë gjenocid. Por mbaruan rrenat dhe mashtrimet serbe, e vërteta doli në shesh kur OKB solli Rezolutën për gjenocidin që bëri Serbia në Srebrenicë me 11 maj 1995. Bota më në fund e mësojë të vërtetën për masakren, gjenocodin serb në Srebrenicë, anipse bota vazhdimisht i ka parë varret e pafundme, të panumërta të të vrarve boshnjak nga çetnikët dhe profashistët serb”, thotë ai.

Maxharraj pohon se, Vuçiqi më nuk është ai që ishte dje, të cilit edhe zyrtarisht nga OKB, pos emrit çetnik, profashist iu  shtua edhe emri terrosist i cili nuk do ti hiqet kurrë.

“Nga sot bota po merr frymë më lirshëm, e dënoi krimin terrorist mbi një popull të pafajshëm të cilin dëshi ta zhduk nga faqja e dheut, sepse më këtë ideologji që për bazë i kanë masakrat, gjenocidin dhe zhdukjen e popujve tjerë ishte dhe vazhdojnë... Nga sot Aleksandër Vuçiq nuk është ai që ishte dje, duhet të jep përgjegjësi shtetërore deri në dorçheqjën e tij, sepse pozita e tij si kryetar nuk ka më vlërë. Nga sot edhe ndërkombëtarët si ata të BE/SHBA duhet të sillën ndryshe me këtë kasap, e jo ta përqafojnë, të përgëdhelin siç vepruan deri më sot”, potencon ai.

Profesori shton se, për denimin kaq të ashpër të Serbisë për aktet barbare gjenocidiale më të dëshpruarit kanë me qenë pro Borell, Mate Mattiev, Richard Grenell, por në veçanti Gabriel Escobar të cilët vazhdimisht e vizitonin Vuçiqin.

“Dhe së fundi, pas kalimit të Rezolutës për gjenocid të Serbisë në Nju Jork nga OKB më i dëshpëruari do të jetë vëllau i tij Edi Kristaq Rama, i cili i solli vërdall shqiptarët, e sidmos shqiptarët e Kosovës që ishte ne gjendje të ndante edhe Kosovën me Vuçiqin. Dhe a po e shikoni në këtë foto Vuçiqin ulur pa turp në sallën e OKB i mbështjellur me falmurin qetnik serb bash si një arkivol kur përcillet për te varri, i mbështjellur bash me atë falmurin çetniko, fashist me të cilin i printe gjenocidit në Srebrenicë”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat