Ambasadori francez tha ka ende mundësi për KiE - reagon ish-agjenti i SHIK-ut, përmend Thaçin dhe Veselin

Politika

Ambasadori francez tha ka ende mundësi për KiE - reagon ish-agjenti i SHIK-ut, përmend Thaçin dhe Veselin

Nga: N. Sh. Më: 24 maj 2024 Në ora: 16:51
Oliver Guerot

Ambasadori i Francës në Kosovës, Oliver Guerot, ka thënë se Kosova nuk ka qenë në agjendë për anëtarësim në KiE.

Ai tha se Kosova duhet të bëjë diçka për Asociacionin.

“Me sa kam njohuri, asnjë vend gjatë takimeve apo sa herë ka qenë e mundur kanë kërkuar formalisht që të diskutohet aplikacioni i Kosovës, nuk ka qenë në agjendë, s’ka pasur kërkesë zyrtare. I bie që nuk është vetëm Franca dhe Gjermania, por janë pak a shumë gati të gjithë. Duhet të jetë pika fillestare e reflektimit pse është kështu, në vend të mundohemi të analizojmë nëse është parakusht, kusht i mëvonshëm, rekomandim, është bërë një fakt jete, për të cilin të gjithë presim të ndodhë diçka lidhur me Asociacionin”, tha ai.

Guerot tha se Franca nuk ka thënë asnjëherë themelojeni Asociacionit për KiE.

“Askush nuk ka kërkuar formalisht që të diskutohet aplikacioni, nga kjo kam parë që ekziston kuptim i përgjithshëm i sugjerimit tonë të bëhet diçka. Bëni diçka, draftstatutin në Kushtetuese, është një rrugë më e sigurtë të vazhdohet tutje. Asnjëherë s’kemi thënë themeloni Asociacionin para kësaj e kemi thënë bëni një hap të prekshëm bëni diçka, kjo është gjëja më e mençur. Dëgjojmë komente shumë, nganjëherë është n’rregull nuk është i keq, nganjëherë thuhet se ka të meta. E vetmja mënyrë për të ditur është ta dërgoni në Gjykatë”, tha ai.

Pas kësaj deklarate ka reaguar, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se, Kosova nuk do të pranoj kurrë të ndahet, dhe fatmirsisht që nuk udhëhiqet nga Thaçi e Veseli.

“Fatmirsisht i nderuar zotri ambasador i Francës, që sot Kosova nuk udhëhiqet nga agjentët e shërbimit sekret të shtetit tuaj frances, si Hashim Thaçi e Kadri Veseli, ish-nëpunsat e agjentit tuaj të DGSE-së për Ballkan, dhëndri serb Denjar Arnaudi. Kosova kurrë nuk do të pranojë të ndahet dhe as nuk pranojmë kurrë një republikë të re serbe në Kosovë, që pikërisht shteti i juaj e mbolli më 16 qershor të vitit 1999, kur e ndau veriun e Kosovës me ushtrin tuaj aleatë e mik shekullor të shtetit të Serbisë”, thotë Miftari.

Ai tutje thekson se, boll është republika serbe dhe Dodiku në Bosnje.

“Vetëm po ju mungon edhe një pastrim tjetër etnik, i ngjashëm siç e bëtë në bashkëpunim të ngushtë me shtetin e Serbisë dhe me agjentët e juaj me datën 2 dhe 3 shkurt të vitti 200 në Mitrovicë, kur u vranë nga forcat serbe me dhjetëra dhe u plagosën qindra shqiptarë, por edhe u larguan mijëra qytetar shqiptar nga veriu i Kosovës”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat