“Edi Rama mallkimi historik më i rëndë për shqiptarët, ky është qëllimi i tij i keq për Kosovën”

Politika

“Edi Rama mallkimi historik më i rëndë për shqiptarët, ky është qëllimi i tij i keq për Kosovën”

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 25 maj 2024 Në ora: 14:03
Edi Rama

Qëndrimet e fundit të Edi Ramës vazhdimisht kanë qenë kundër Kosovës.

Veprimet e tij ndaj kryeminsitrit Albin Kurti, dhe afërsia me presidentin serb, Aleksandër Vuҫiq, janë kritikuar mjaftë shumë.

Mirëpo, ende nuk dihet saktë se cili është qëllimi real i Edi Ramës që lobon kundër Kosovës? A ka të bëjë vetëm për t’i bërë qejfin Vuҫiqit, apo ka ndonjë qëllim tjetër?

Lidhur me këtë ҫështje ka folur për ‘Bota sot’ publicist dhe analisti, Dedë Preqi.

Ai thotë se nuk mbetet gjë tjetër të sqarohet, sepse opinioni shqiptarë dhe më gjerë e kanë kuptuar rolin e Edi Ramës, ndaj Kosovës, i cili me sjellet e tij para opinionit ndërkombëtar kinse të një burrështetasi të moderuar dhe të kulturuar, por prapa skenës e ka rolin e ‘dyftyrësisë’ dhe shumë të dëmshëm për shqiptarët dhe Kosovën.

Preqi: Edi Rama, e di mirë rolin e Vuçiqit, si një bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Millosheviq

‘’Nuk duhet të paraqesim këtë pesimizëm dhe njëkohësisht të tregojmë tipin e Edi Ramës, dhe rolin e tij që po i jep imazh të keq politikës dhe udhëheqjes shqiptare, jo vetëm me keqpërdorimin e pushtetit të vet në vendin e vet nga anarkia dhe korrupsioni, por duke dëmtuar në përgjithsi edhe imazhin e kombit shqiptarë para botës. Shqipëria, që kur ka rënë në duart e Edi Ramës, jo që ka pësuar vetëm ky vend, por ka rënë edhe Kosova, në grackat e tij nga sjelljet dhe qëndrimet e luhatura ndaj këtij vendi ndërvëllazëror, duke dhënë shembullin më të keq dhe të një loje të pistë, që po e luan me Vuçiqin’, vlerëson Preqi.

Ai thotë se, edhe nëse dikush thotë natë e ditë, nuk duhet ta besojmë se Edi Rama, si një kryeministër shqiptar mundet të lobojë kundër Kosovës dhe është ‘argat’ i Vuçiqit, por a duhet t’u besojmë syve dhe faktografive të shfaqura para botës, kur ky njeri sa herë takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përqafohet dhe shtrëngohet më shumë se me asnjë burrështetas tjetër në botë.

Image
Dedë Preqi.

‘’Ndër të tjera, kryeministri Edi Rama, e di mirë rolin e Vuçiqit, si një bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Millosheviq, çfarë krimesh dhe masakrimesh u shkaktoi shqiptarëve të Kosovës, dhe sot pas gjithë kësaj plage të madhe shqiptare, ta pranosh dhe ledhatosh një njeri të tillë, sikur nuk ka ndodhur asgjë ndaj këtij njerëzimi, duke e përdorë rolin e tij kundër interesave ndërvëllazërore dhe kombëtare’’, thotë ai.

Tutje, analisti theksoi se Shqipëria, po ashtu edhe Kosova, mund të rrezikohen me vetëveten dhe tërë shoqëria e tyre demokratike, nëse individ të caktuar pa merita dhe pa vullnetin e qytetarëve do zgjedhën në udheheqje të shtetit, apo edhe me arrogancë do e marrin pushtetin në dorë, duke lozur me fatin e popullit të vet.

‘’Edi Rama, për fat të keq, sikur tani iu ka qepur Kosovës, për të treguar fytyrën e tij të vërtetë prej një tradhtari dhe djallëzori, i cili për t’ia bërë ‘argatin’ dhe qejfin Vuçiqit, i mohon pa mëshirshëm vëllezërit shqiptarë, duke i fajësuar se nuk i pranojnë kompromiset që i propozon Serbia, të cilat në realitet janë të dhimbshme dhe të rrezikshme për popullatën shqiptare të këtij vendi. Pse kryeministri shqiptar Edi Rama, nuk e mori guximin njëherë dhe të ia thoshte një fjalë kundër ‘mikut’ të tij Vuçiq, i cili është faktori kyq dhe aktori kryesor i destabilizimit të Ballkanit, në veçanti i destabilizimit të Kosovës, duke e kërcënuar në çdo çast, përmes ushtrisë dhe armatimeve të rënda në afërsi të kufirit me Kosovën’’, vlerëson Preqi për ‘Bota sot’.

Zogaj : Sjellja e fundit e Edi Ramës ndaj Albin Kurtit është mjerim, dëshmia më e mirë e mundshme që shqyen maskën dhe nxjerr fytyrën e tij të zezë prej burracaku

Image
Skender Zogaj.

Po ashtu për rolin e Edi Ramës dhe veprimet e tij ndaj Kosovës, e ka komentuar edhe analisti politik Skender Zogaj.

Ai thotë se, Edi Rama është mallkimi historik më i rëndë për shqiptarët dhe Shqipërinë, e cila pas vuajtjeve shekullore dhe diktaturës monstruoze të Enver Hoxhës, pra, edhe në kohë demokracie po vazhdon të jetë e shtypur dhe e ndrydhur, por tash jo më me drapër e çekan dhe me tela xhembor, por me byrokraci tiranike të bandave të organizuara shtetërore që e kanë instaluar sistemin e korrupsionit dhe krimit. Pra Edi Rama e ka zhvendosur shtetin te nëntoka e bandave që kanë bërë vendin harem oligarkësh!

‘’Të gjithë e dinë që Edi Rama është i biri i Kristaq Ramës, i cili ka nënshkruar vendime për ekzekutimin e kundërshtarëve ideologjikë, dhe për çudi pasardhësi i rij arrin t'i mashtrojë votuesit shqiptarë që e mbajnë në kurriz këtë Maçok zullumqar. Mirëpo, nuk është halli vetëm te Shqipëria, sepse Maçoku ka marr hov edhe po rritet edhe jashtë Shqipërisë londineze, duke u bërë krah i armiqëve të përbetuar antishqiptar që po e rrezikojnë Kosovën, Maqedoninë, Luginën e Preshevës, të cilat janë në hall nga mjaullimet e Edi Ramës’’, vlerëson ai.

Zogaj thotë se sjellja e fundit e Edi Ramës ndaj Albin Kurtit është mjerim, dëshmia më e mirë e mundshme që shqyen maskën dhe nxjerr fytyrën e tij të zezë prej burracaku, që nuk ka asgjë të përbashkët me shqiptarizmin dhe se është një dilenxhi i paskurpulltë.

‘’Rama me sjelljen e tij ka dashur ta poshtëroj Albin Kurtin por e ka poshtëruar veten, dhe përfundimisht është i padëshiruar për Kosovën. Unë besoj se shqiptarët e Shqipërisë më në fund e kanë kuptuar se këtë njeri duhet flakur sa më parë nga pushteti sepse, janë në rrethanat më të favorshme për realizimin e të drejtave historik të të gjithë shqiptarëve në të gjitha trojet etnike, prandaj, është detyrë jetike të kthjellemi dhe ta kuptojmë se ky dhe të gjithë maçokët si ky janë penguesit e ardhmërisë së meritur të shqiptarëve’’, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat