Kërkesat për zgjedhje të parakohshme, nuk ka koordinim mes partive politike – a mund të kemi koalicion befasues mes LVV-së dhe PDK-së?

Politika

Kërkesat për zgjedhje të parakohshme, nuk ka koordinim mes partive politike – a mund të kemi koalicion befasues mes LVV-së dhe PDK-së?

Armirë Shaqiri Nga Armirë Shaqiri Më 26 maj 2024 Në ora: 08:02
Albin Kurti dhe Memli Krasniqi

Dëshira për zgjedhje të parakohshme është tash e sa kohë nga partitë politike, opozitë e pozitë.

Por, deri tani nuk ka shpërndarje të Kuvendit, pavarësisht se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike kanë shprehur qëndrimin për shpërndarje, Lidhja Demokratike edhe Aleanca për Ardhëmrinë janë deklaruar kundër, ata duan që kryeminsitri Kurti të japë dorëheqje.

Nga ana tjetër, gjithë ky nxitim për të shkuar në zgjedhje sidomos nga këto dy parti (LVV dhe PDK), shkakton dyshime, se a mund të kemi ndonjë koalicion mes tyre?

Kohë më parë, kryetarja e partisë “Guxo”, Donika Gërvalla, kishte folur për mundësinë që ajo të hynte në qeverisje me PDK-në.

Gërvalla kishte thënë nuk e sheh si mundësi, por në rastin “ekstrem” tha se do të hynte në bashkëqeverisje me PDK-në nëse kjo pari, siç tha Gërvalla do të “çlirohej nga figurat e lidhura me krim dhe korrupsionin”.

Kurse, deputeti i PDK-së, Xhavit Halitit në një emision televiziv nuk e ka përjashtuar mundësinë për të bërë një koalicion me Lëvizjen, por duke thënë se nuk dalim jashtë partisë.

“Unë nuk kam ndonjë kufizim personalisht me um pyet mua”, kishte thënë ndër tjera Haliti.

Ahmeti: Vetëvendosje ka përkrahje popullore, por nuk do të thote që mund të përsërisë rezultatin e zgjedhjeve të kaluara

Image
Hidajet Ahmeti

Analisti Hidajet Ahmeti në një përgjigje për “Bota sot”, thotë se edhe pse Vetëvendosje del të jetë e para në numra, ajo duhet të bëjë kalkulime politike sepse potencilisht i duhet një partner i kalicionit në të ardhmen.

“Në sistemet parlamentare koalcionet në shumicën e herave janë të pashmangshme, pasi rrallëherë një parti mund të fitoj e vetme. Vetëvendosje ka përkrahje popullore, por nuk do të thotë që mund të përsërisë rezultatin e zgjedhjeve të kaluara. Prandaj, Vetëvendosje duhet të bëjë kalkulime politike, pasi potencialisht i duhet një partner i kalicionit në të ardhmen”, thotë ai.

Më tej, ai thotë se dakordimet janë të natyrshme.

“Dakordimet janë të natyrshme, pasi sistemi parlamentar e determinon mënyrën e organizmit përmes numrave në Kuvend. Gjykoj se PDK ka kalkular, pasi gjasat janë minimale që opozita e tanishme të bëjë qeverinë e ardhshme, pasi sondazhet nuk i nxjerrin mirë në numra. Rreshtimi apo dakordimi i PDK-së me Vetëvendojen është një veprim pragmatik, i cili mund t'i përkthehet në bashkëqeverisje në të ardhmen”, përfundon ai.

Duhanaj: Kurti synon që pataten e nxehtë të ua lë të tjerëve në dorë

Image
Leon Duhanaj

Kurse, analisti Leon Duhanaj thotë se qeveria Kurti moti është dashur të ikë ose të dorëhiqet.

Ai shton, se Kurti e dështoi Kosovën për t’u bërë anëtare në KiE.

“Se Qeveria Kurti dhe qeverisja e tij, e kanë merituar që moti të ikin apo të dorëhiqet, shkaku i dështimeve dhe skandaleve të vazhdueshme, kjo nuk do koment.

Por, situata e tanishme është mjaft delikate dhe si e tillë duhet të trajtohet me kujdes.

Kryeministri Kurti, e dështoi anëtarësimin e Kosovës, në Këshillin e Europës, pasi që paraprakisht kishte premtuar themelimin e asociacionit, gjegjësisht dërgimin e draft-statutit në Gjykatën Kushtetuese.

Kurti me gjasë ka menduar se komuniteti ndërkombëtar është në të njëjtin nivel inteligjence siç janë militantët e tij, të cilët i shërben me video e përralla në tik tok. Ata tashmë janë ngopur me përpjekjet e Kurtit për ta sabotuar çdo proces dhe nuk i besojnë më. Fatkeqësia qëndron këtu se përmes Kurtit, nuk i besojnë as Kosovës”, shprehet ai.

Sipas tij, Kurti po synon të fitojë vota duke e zvarritur dërgimin e statutit në Kushtetuese, njëherësh synon që ‘pataten e nxehtë’ të ua lë të tjerëve në dorë.

“Tani Kurti gjendet para një sfide për të. Ai ka bërë marrëveshjen në Bruksel me aneks në Ohër, në të cilën tejkalohen kompetencat e asociacionit dhe përmes të cilës serbët përfitojnë autonomi politike në Kosovë.

Tani, qëllimshëm e saboton procesin vetëm e vetëm për ta prolonguar deri në zgjedhje të reja. Nga njëra anë për të manipuluar me llafe sa për të marrë vota kinse me mua "zajednica" nuk kalon. Dhe dy, që në një konstalacion tjetër të shpërndahet përgjegjësia e implementimit të marrëveshjes në fjalë.

Pra, ky synon të fitoj vota duke e zvarritur dërgimin e statutit në Kushtetuese, njëherësh synon që ‘pataten e nxehtë’ të ua lë të tjerëve në dorë.

Për sa i përket koaliciknit, unë nuk qenkam në dijeni që PDK ka shprehur vullnet të bëj ndonjë koalicion me VV-në.

PDK asnjëherë nuk ka vënë vija të kuqe, por as nuk besoj që ka vullnet të bëj ndonjë bashkëpunim me VV-në”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat