Në ftesën që kryeministri Albin Kurti u bëri partive opozitare për takim, e vetmja që iu përgjigj ishte Partia Demokratike e Kosovës.
E që nga ai moment, në media të ndryshme dhe në opinionin publik ka filluar që të komentohet afrimi i VV-së me PDK-në si dhe mundësia e një koalicioni të mundshëm mes këtyre dy partive.
Madje ishte vet kryeministri Kurti, ai i cili në darken që e kishte me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin, ishte shprehur i gatshëm që ta votojë shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja.
Por një koalicion qeverisës më PDK-në, po e sheh fatal për Albin Kurtin analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faton Mehmeti.
“Në rast të koalicionit të mundshëm VV-PDK i humbur do të jetë Albin Kurti. Do të bie kulti i tij se nuk është si tjerët, do rreshtohet në një linjë me Isën, Ramushin dhe këdo që ka akuzuar se kanë bërë koalicion me PDK”, shprehet Mehmeti.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/May/26/auto_FATONI1716710772.jpg)
Sipas tij, PDK po synon që ta marrë “kalanë” nga brenda, ndërsa VV ta shfrytëzojë si mburojë për Asociacionin.
“Kjo e fundit është e interesuar për koalicion, e di se kalaja merret nga brenda. Derisa edhe VV ndjen nevojën për të pasur dikë në mandatin tjetër për të neutralizuar kritikat në raport me Asociacionin”.
“Asociacioni është arsyeja e afrimit mes tyre, me VV që e sheh PDK si mburojë në këtë drejtim, derisa PDK e di se me koalicion humb Albini dhe VV. Mbetet të shihet, mirëpo një koalicion i tillë nuk është i shëndetshëm për vendin”, përfundon për “Bota sot”, analisti Faton Mehmeti.