Kosova në agjendën e NATO-s/ Këto janë disa nga përfitimet nëse bëhet anëtare e asociuar

Politika

Kosova në agjendën e NATO-s/ Këto janë disa nga përfitimet nëse bëhet anëtare e asociuar

Nga: A.SH Më: 26 maj 2024 Në ora: 13:58
Asambleja Parlamentare e NATO-s

Në Sofje të Bullgarisë edhe sot, për të dytën ditë më radhë, vazhdon mbledhja e Asamblesë Parlamentare e NATO-s, ku në agjendë është edhe Kosova.

Të hënën në rend të ditës pritet të jetë edhe avancimi i statusit të Kuvendit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar.

Analisti Driton Tali, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se nëse nesër ka çdo përfundim tjetër përveç Kosovës në anëtare të asociuar, është çudi e llojit të vet.

Tali më tej shpjegon edhe përfitimet që mund të marrë Kosova në këtë çështje, por ai përmend një si më kryesorin, duke thënë se Kosova bashkohet me nëntë shtete anëtare ekzistuese si Austria, Serbia, Bosnja, Azerbajxhani, Ukraine etj. dhe i bie të jetë e barabartë me to.

“Avanasimi i Kuvendit të Kosovës në anëtare të asociuar, në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, tashmë është e sigurt. Çdo përfundim tjetër, në seancën e nesërme, do të jetë çudirë e llojit të vet.

Natyrisht se përfitimet do të jenë të shumta edhe në aspektin teknik si bie fjala mundësia e paraqitjes së rezolutave dhe ndryshimeve në rezoluta, pastaj mundësia për të shërbyer si raportuese speciale e asociuar në komitete apo për t'i paraqitur perspektivat tona në raportet NATO-Asamble Parlamentare. Të gjitha këto përtej faktit se në Kosovë de facto dhe de jure NATO funksionon tash e 25 vite.

Por, përfitimi më i madh është në aspektin politik, them unë. Ngase Kosova i bashkohet nëntë shteteve anëtare ekzistuese si Austria, Serbia, Bosnja, Azerbajxhani, Ukraine etj. Pra Kosova bëhet e dhjeta - e barabartë me to”, shprehet ai.

Derisa, për fushatën kundërshtuese të Serbisë, Tali thotë se më e zhurmshjma ishte (Instituti Ndërkombëtar për Siguri), i udhëhequr nga prizerenasi dr Orhan Dragash.

“Andaj edhe nga Serbia erdhi gjithë ajo fushatë kundërshtuese, qoftë nga pushteti qoftë nga shoqëria civile, ku si më e zhurmshmja u dallua MIB'i (Međunarodni Institut za Bezbednost - Instituti Ndërkombëtar për Siguri), i udhëhequr nga prizerenasi dr Orhan Dragash.

Sigurisht se avancimi në anëtare të asociuar e përshpejton edhe anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO, si synim suprem i shoqërisë kosovare që është”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat