Tomë Gashi ka një paralajmërim rreth Asociacionit: “Vetë-menaxhim” mund të ketë për faj të këtyre dy personave, Kurti nuk…

Politika

Tomë Gashi ka një paralajmërim rreth Asociacionit: “Vetë-menaxhim” mund të ketë për faj të këtyre dy personave, Kurti nuk…

Nga: M.Haziri Më: 26 maj 2024 Në ora: 21:56
Tomë Gashi

Themelimi i Asociacionit po vazhdon të jetë kërkesë kryesore e faktorit ndërkombëtar për Kosovën.

Ndërkombëtarët tashmë në çdo mënyrë po mundohen të bindin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që themelimi i Asociaiconit është i pashmangshëm.

Mirëpo i pandryshueshëm në mendim për këtë çshtje po vazhdon të jetë Kurti.

Duke mos mjaftuar me trysni, edhe anëtarësimi i Kosovës në KiE u kushtëzua me formimin e asociacionit.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai u shpreh se ky presion ndaj Kosovës që të krijohet Asociacioni për t’u anëtarësuar në KiE është jo normale dhe e padrejtë.

Sipas tij, ky është vetëm një mashtrim siç ka qenë ai për demarkacionin, që iu dhanë 8250 ha tokë Malit të Zi.

“Presioni ndaj Kosovës për tu anëtarësuar në KiE është një situatë jo normale, nuk ka ndodhë kurrë që pranimi në KiE të jetë me kushte apo shantazhe. Nuk ka logjikë të drejtë e as normale që Kosovës t’i kërkohet që të nxjerr statutin për Asociacionin e ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese për të hyrë në rend të ditës votimi i pranimit të Kosovës në KiE. Kështu kishte ndodhë edhe më herët duke na mashtruar e dëmtuar diku para shumë viteve që të votojmë - ratifikojmë demarkacionin me Malin e Zi. E për këtë do të na heqin vizat për zonën Shengen, udhëheqësit e atëhershëm të Kosovës, para Albin Kurtit edhe pse protestuan për mbi 3 vite kundër këtij demarkacioni e morën pushtetin me këto kushte, ja falen Malit të Zi 8250 ha tokë dhe prapë atëherë Kosovës nuk iu larguan vizat”, u shpreh ai.

Më tej, avokati thekson që për shkak të marrëveshjeve të nënshkruara nga Thaçi dhe Mustafa mund të kemi “vetëmenaxhim”

“Kjo situatë me KiE nuk do të kalojë me Albin Kurtin sepse nuk do të japim Asociacionin siç e kërkon Serbia, sepse do të ishte kancer për Kosovën. E vetë - menaxhim edhe mund të ketë për arsye të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës që kanë nënshkruar Asociacionin më 2013 dhe 20215. Kurti nuk është duke na udhëheqë për të mbetur në pushtet po është fuqishëm duke punuar për shtet, Kurti nuk është nga ata që kanë qenë para tij”, përfundoi Gashi për “Bota sot:”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat