Prishtinë, “Bregu i Diellit” e “Muhaxherët” mbesin pa ujë

Prishtina

Prishtinë, “Bregu i Diellit” e “Muhaxherët” mbesin pa ujë

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 10:41
Foto ilustrim



Banorët e lagjeve “Bregu i Diellit” dhe të “Muhaxherëve” në Prishtinë kanë mbetur pa furnizim me ujë.

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kanë thënë se kjo është për shkak të dëmtimit të gypit fi 250 mm nga palët e treta.

“Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren maksimalisht me sanimin e defektit, në mënyrë që konsumatorët e zonave të lartcekura të mos e ndjejnë gjatë mungesën e ujit.

Dëmtimi i gypave të ujësjellësit nga palë të treta është bërë dukuri shqetësuese”, thuhet në sqarimin e KRU “Prishtina”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat