Kryeqyteti i Kosovës ndër qytetet më të ndotura në botë

Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës ndër qytetet më të ndotura në botë

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 00:05
Prishtina

Prishtina dhe disa qytete tjera në vend këto ditë janë në listën e qyteteve më të ndotura në botë. Kjo ndotje ka shqetësuar jo vetëm qytetarët por edhe institucionet shëndetësore sepse zakonisht në këtë stinë rritet numri i pacientëve me probleme të organeve të frymëmarrjes. Mjekët sugjerojnë të evitohen daljet e panevojshme për sa kohë që ndotja tejkalon vlerat normale.

Kryeqyteti i Kosovës Prishtina dhe disa qytete të tjera si Obiliqi, Mitrovica, Gjilani dhe Drenasi janë qytete të cilat në këtë periudhë shquhen me nivel të lartë të ndotjes së ajrit.

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit konstaton rritje të dukshme të ndotjes së ajrit ditëve të fundit.

“Në momente të caktuara krijohet smogu”, tha Ilir Morina.

Në Klinikën Pulmologjike të QKUK’së thonë se sidomos në sezonën e dimrit shtihet numri i pacientëve që preken me sëmundje respiratorë apo ato të mushkërive të shkaktuara edhe nga ajri i ndotur.

“Përkeqëson sëmundjet e pacientëve që veç vuajnë nga to. Po flasim për sëmundje kronike të cilat përkeqësohen në momentet kur kemi nivele të larta të ndotjes së ajrit”, tha Besim Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat