KEDS njofton se vetëm të shtunën u dogjën tre transformatorë në rajonin e Prishtinës

Prishtina

KEDS njofton se vetëm të shtunën u dogjën tre transformatorë në rajonin e Prishtinës

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

KEDS ka njoftuar se vetëm të shtunën, si pasojë e mbingarkesës, janë djegur tre transformatorë në rajonin e Prishtinës.

“Përkundër angazhimit maksimal të ekipeve tona për të sanuar dëmet dhe për të rikthyer furnizimin me energji tek ata konsumatorë që po afektohen me ndërprerje të energjisë si pasojë e mbingarkesës, rrjeti elektrik nuk po arrin të përballoj konsumin e lartë në zona të caktuara. Vetëm në distriktin e Prishtinës, ekipet tona gjatë ditës së sotme janë detyruar të zëvendësojnë tre (3) transformatorë, njëri pas tjetrit, pasiqë kërkesa enorme nuk ka arritur të përballohet, përkundër ngritjes së kapacitetit në transformatorë. Njëjtë po ndodh edhe në distrikte tjera anekënd Kosovës”, thuhet në njoftimin e KEDS-it në Facebook.

KEDS ka bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike dhe po ashtu të hiqen nga prizat pajisjet elektrike kur ndalet rryma.

“KEDS është duke bërë përpjekje maksimale në terren mirëpo nevojitet bashkëpunimi i ngushtë i konsumatorëve përmes kursimit të energjisë, shfrytëzimit racional të saj dhe rikthimit gradual të pajisjeve shtëpiake në funksion pas rikthimit të energjisë, në mënyrë që të mundësohet funksionimi i mirëfilltë i sistemit elektro-energjetik”, thuhet nga KEDS-i.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat