KRU ‘Prishtina’: Furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë stabil gjatë festës së ndërrimit të vitit

Prishtina

KRU ‘Prishtina’: Furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë stabil gjatë festës së ndërrimit të vitit

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë stabil gjatë festës së ndërrimit të vitit.

Sipas kompanisë, monitorimi i cilësisë së ujit do të jetë pa ndërprerë.

“Ju njoftojmë se gjatë ndërrimit të moteve, furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë stabil në tërë zonën e shërbimit.

Do të jemi në shërbim të të gjithë konsumatorëve me ekipe operative në rast të ndodhjes së ndonjë avarie të papritur. Impiantet e trajtimit të ujit Albanik, Shkabaj dhe Badoc do të punojnë me kapacitete maksimale, me ç’rast edhe monitorimi i cilësisë së ujit do të jetë 24 orë pa ndërprerë”, njofton kompania. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat