Anulohen performancat live në “Prite n’shesh”

Prishtina

Anulohen performancat live në “Prite n’shesh”

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka anuluar aktivitetet në “Prite n’shesh”.

“Komuna e Prishtinës ju njofton se duke u bazuar në vendimin nr.01/46 të datës 30.11.2021 të Ministrisë e Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për mbajtjen e rregullave të njëjta për parandalimin e përhapjes të variantit të ri të virusit Omicron, anulohen performancat live në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria e Kulturës “Prite n’shesh” me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm publik”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Sipas komunikatës nga komuna e Prishtinës aktivitetet tjera të “Prite n’shesh vazhdojnë deri në orën 21:30, ndërsa bizneset në fushën e gastronomisë do të operojnë deri në orën 23:00.

“Apelojmë qytetarët të respektojnë vendimin e Ministrisë, të mbajnë distancën dhe të vendosin maskat” thuhet në komunikatë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat