Ja kur pritet të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Prishtina

Ja kur pritet të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Më: 3 janar 2022 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Të mërkurën më datë 5 janar në ora 10:00 do të mbahet seanca ku pritet të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishitnës.

Kështu bëri të ditur Alban Zogaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

“Po, do të mbahet më 5 janar në ora 10:00 është thirrur kjo seancë”.

Zogaj tha se Lidhja Demokratike e Kosovës i ka votat për ta zgjedhur kryesuesin.

“Po, LDK-ja i ka votat për ta zgjedhur kryesuesin”.

Derisa ai nuk bëri të ditur se kush mund të ulet në karriken e kryesuesit.

“Jo, nuk mund të themi se kush do të jetë sepse është ende herët”.

Ky njëherësh do të jetë një test për kryetarin e Komunës së Prishtinës Përparim Rama.

Në rast se nuk arrihet të zgjedhjet do të shkohet në zgjedhje për Asamblenë Komunale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat