Komuna e Prishtinës jep lajmin se rrugët janë të qarkullueshme, lutje edhe për qytetarët

Prishtina

Komuna e Prishtinës jep lajmin se rrugët janë të qarkullueshme, lutje edhe për qytetarët

Më: 11 janar 2022 Në ora: 16:34
Prishtina

Pas bllokimit të disa rrugëve në Prishtinë, pas reshjeve të borës, Komuna e Prishtinës thotë se për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve të qytetit ka të kontraktuara 7 kompani, të cilat janë të angazhuara në 7 loto ku përfshihen rrugët e qytetit dhe rrugët periferike, kurse për rrugët rurale janë të angazhuara 4 kompani në 4 loto.

Përmes një komunikate për media, komuna thekson se kontratat janë nënshkruar me kohë dhe kanë filluar të zbatohen me datë 29 nëntor 2021.

“Mënjëherë pas nënshkrimit të kontratave i është dhënë udhër të gjitha kompanive të bëjnë furnizimin me kripë dhe rërë ashtu siç i kanë të parapara me kontratë, me qëllim që për sezonin dimëror dhe në veçanti kur kemi reshje bore dhe kohë me ngrica. Reshjet e borës kanë filluar në natën e të hënës dhe nga koha e fillimit të reshjeve të gjitha kompanitë i kemi pasur në teren me makinerinë e nevojshme. Po ashtu në mëngjesin e të hënës të gjitha rrugët i kemi pasur me të qarkullueshme”, thuhet në reagim.

Të hënën, thuhet në komunikatë, përsëri kanë filluar reshjet e borës në orët e pasditës rreth ores 15:00, dhe kanë vazhduar deri në mes të natës. Kompanitë ashtu siç kanë qenë në punë gjatë ditës kanë vazhduar punën në teren pa ndërprerë, ku kanë qenë 27 automjtete të borës të cilat largojnë borën dhe hedhin përzierejn e kripës dhe rërës.

“Mirëpo, deri sa janë ndërprerë reshjet e borës, kemi pasur vështirësi në pastrimin e rrugëve pasi që reshjet janë përcjellë edhe me temperatura të ulta, për shkak se puna është bërë por prap rrugët janë mbuluar nga bora. Pas ndërprerjes së reshjeve, kompanitë kanë vazhduar punën me intensitet dhe në mëngjes rrugët i kemi pasur të gatshme për qarkullim. Edhe sot gjatë ditës puna nga kompanitë nuk është ndalur me intervenime në rrugët dytësore dhe periferike të qytetit, ku të gjitha janë inspektuar nga zyrtarërt menaxherë të komunës gjegjësishtë nga Drejtoria për Shërbime Publike”, thuhet tutje.

Komuna thotë se në këto momente, rrugët janë të qarkullueshme për trafik.

“Vlen të theksohet se puna e kompanive në terren gjatë tërë kohës është mbikqyrë dhe është koordinuar nga zyrtarët e drejtorisë. Gjendja e rrugëve në përgjithësi është stabile dhe lehtë e qarkullueshme. Por duhet të cekim edhe një fakt: dihet se gjatë dimërit ngasësit duhet të jenë të përgaditur me goma dimri e jo krejt fajin ta gjuajnë te organet, mbasi edhengasja e veturave duhet të bëhet në kushte dimri me kujdes të shtuar dhe të përgaditur. Edhe në rrugët rurale kanë punuar të katër kompanitë e kontraktuara pa ndërprerje dhe është arritur në kushte normale që gjendja e rrugëve të jetë e mirë dhe e qarkullueshme. Në rrugët rurale ka patur më shumë borë dhe erëra të cilat krijojnë pengesa (orteqe të vogla) në rrugë. Puna nga të gjitha kompanitë është duke vazhduar në terren për intervenime varësisht nga nevojat dhe kërkesat”, përfundon reagimi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat